Donika Gërvalla dhe Borrell, foto arkiv

I cilësoi si arrestimet e serbëve në veri si të paligjshme, Gërvalla i kundërpërgjigjet Borrellit: A po bëni thirrje që mos ndëshkohen ata që sulmuan NATO-n?

24 Qershor 2023, 07:42| Përditesimi: 24 Qershor 2023, 13:00

  • Share

1687604427_DonikaGrvalla.jpg

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i është kundërpërgjigjur shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell për komentin e tij për serbët e arrestuar në veri. Ajo shpjegon se ndryshe nga rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës të cilët po mbahen peng, arrestimi i serbëve është bërë me procedurën ligjore.

“A po bën thirrje BE-ja për mosndëshkim për ata që sulmuan NATO-n? Policia ka prova të qarta se personi i arrestuar sot ka marrë pjesë në sulmin kundër NATO-s më 29 maj. Arrestimi është bërë në bazë të nenit 71 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, kështu që nuk ka asgjë të paligjshme.”- thotë Gërvalla.

Edhe Kurti e ka hedhur poshtë deklaratën e Borrell i cili i konsideroi arrestimet të paligjshëm, duke thënë se është bërë sipas ligjit të shtetit demokratik të Kosovës.


Lajmi kryesor:

SHBA kërkon hapa urgjent në de-përshkallëzimin e tensioneve Kosovë-Serbi: Kjo përfshin lirimin pa kushte të tre policëve


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?