I burgosuri shqiptar i jep fund jetës në Itali, vetëvaret te hekurat e qelisë

1 Janar 2022, 18:18| Përditesimi: 1 Janar 2022, 18:20

  • Share

Një i 29-vjeçar shqiptar, i burgosur me vendim të formës së prerë në Itali, i ka dhënë fund jetës së tij. Nga ajo që raportojnë mediat italiane bëhet me dije se shqiptari, të cilit i mbaronte dënimi në vitin 2023, është varur pak pas mesnate mbrëmë.

Ka qenë pak pas mesnate kur policia gjatë një kontrolli gjeti trupin e të burgosurit të varur në hekurat e dritareve të qelisë. Çdo tentativë për ta shpëtuar, e kryer nga personeli shëndetësor, ka qenë e kotë.  Shqiptari ishte vetëm në qeli.

Ngjarja kritike la të gjithë të trembur si punonjësit e policisë ashtu edhe të burgosurit, duke e bërë tragjike ardhjen e vitit të ri.

Ora 21:16
Zbulohet identiteti i të riut shqiptar që vari veten në burg në Itali

1626190052_burg.jpg

Është zbardhur identitet i të dënuarit shqiptar, i cili u gjet i vetëvarur në burgun e Salernos në Itali. Mediat italiane bwjnw me dije Arben Ahmeti, i lindur më vitin 1993, ishte i dënuar për trafik droge e ishte dhe një përdorues droge.

Prej disa muajsh ai po vuante dënimin në burgun e i cili ishte dënuar heqje lirie

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • mond.sela: 02/01/2022 08:25

    Kurr zdo e bente nje gjente atill djal i ri pa asnje arsyje qe te bej dicka te atill kurr kurr po ne skemi shtet qe te kerkoje llogari dhe shpjegimin pse ja kan ber kete gje me ket shtet qe kemi ne te jetojm sa tjetojm se asnje lloj shprese e mbrojtje se kemi askund

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?