Burgu i Drenovës

I burgosuri në Korçë pi sasi të madhe ilaçesh dhe përfundon në spital! Kthehet që aty me bisturinë e doktorit! Dyshohet se do tentonte sërish vetëvrasjen

12 Maj 2022, 16:32| Përditesimi: 12 Maj 2022, 16:38

  • Share

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot me një të burgosur i cili vuan dënimin ne IEVP Drenovë. Amarildo Ajdini, i dënuari në burgun e Drenovës në Korçë, orët e para të mëngjesit të sotëm përfundoi në spital pasi ka konsumuar një sasi të madhe ilaçesh.

Pasi është transportuar në spitalin rajonal të Korcës nga konsumimi i disa barnave mjekësore i dënuari kur është kthyer në qeli ka vjedhur nga dhoma e mjekut një bisturi të cilën gjatë kontrollit të ushtruar e kanë gjetur të fshehur mes rrobave të tij.

Vetëvrasja për të cilën i burgosuri tentoi të bëjë sot duke konsumuar ilaçe mund të jetë një nga arsyet që e shtynë këtë shtetas të vjedhë edhe bisturinë e mjekut.

I burgosuri e fshehu mjetin prerës në trup, por u kap "mat"  gjatë kontrollit nga policia e burgut.

“Në IEVP Korçë ndaj të paraburgosurit Amarildo Hajdini është përpiluar raport incidenti si dhe është shoqëruar për në veçim për arsye se: Me datë 12.05.2022 rreth orës 01:10 kur është kthyer nga Spitali Rajonal Korçë, gjate kontrollit kur i paraburgosuri do behej hyrje ne IEVP Koçe, ju gjete në xhep një mjet prerës (tip bisturie) rreth 5 cm i gjatë. Në drejtim të të paraburgosurit u kryen veprimet procedurale dhe materialet ju kaluan për veprime të mëtejshme SHKBB”, thuhet në njoftimin e Burgut të Korçës.

Lajm në përditësim...

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?