Itali/ I burgosuri ikën nga spitali, në përpjekje për ta ndaluar oficeri rrëzohet nga dritarja dhe përfundon në koma

21 Shtator 2023, 19:21| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 19:26

  • Share

Një efektiv në Milano, Carmine De Rosa, 28-vjeç, goditi kokën dhe përfundoi në koma pasi tentoi të ndalonte të burgosurin palestinez, Mordjane Nazim, duke u hedhur nga një dritare e katit të dytë të spitalit.

Ai i është nënshtruar një operacioni pasi ka pësuar lëndime në vertebrat e qafës, raporton media italiane Leggo.

Sipas mediave italiane, i burgosuri ishte arratisur nga dritarja e banjos, kur policët që e ruanin e kuptuan se ai ishte kyçur brenda, të cilët u detyruan ta thyenin derën, por në atë moment De Rosa u hodh nga dritarja rreth 10 metrave.

Spitali San Carlo në të cilën është shtruar efektivi ka deklaruar se ai ka thyerje të kafkës, hemorragji cerebrale, kontuzione cerebrale, fraktura vertebrale dhe kontuzion të mushkërive.

Tashmë ai ndodhet i shtruar në terapi intensive “në pritje të kryerjes së kontrolleve të mëvonshme radiologjike për të verifikuar evolucionin e lezioneve dhe pamjen klinike”. 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?