Ferdinand Shehu, ish-drejtor i ALUIZNI-t në Tiranë, përmes një padie ka çuar në Gjykatë, Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, pasi sipas tij i kanë kushtuar një dëm të madh ekonomik.
Në padinë e depozituar në gjykatën Administrative, theksohet se kjo drejtori i ka sekuestruar Shehut në vitin 2019 një llogari bankare afro 1.5 milionë euro, që më pas ia ka kthyer Gjykata pasi kanë rezultuar para që nuk kanë qenë produkt i aktiviteteve të dyshimta dhe kanë qenë të ligjshme. Ish-drejtori i ALUIZINI-t pretendon nga Drejtoria e Pastrimit të parave që t’i paguaj të gjitha kamatvonesat, për shkak se paratë do t’i investonte në bursë, dhe pretendon fitimin e munguar.
Më tej Shehu thotë se në momentin kur i është vendosur sekuestrimi i llogarive bankare, të cilën pretendon se e ka nga shitja e një hoteli , ai ka qenë ne një udhëtim jashtë vendit me familjen dhe i janë bllokuar të gjitha kartat.
Shehu arsyeton se bllokimi i kartave i kishte shkaktuar një udhëtim me shumë rreziqe familjes Shehu, për të cilat tashmë kërkon dhe dëmshpërblim.
M.Q./ReportTv.al”Paditësi Ferdinand Shehu së bashku me familjen në datë 01.08.2019 ka qenë jashtë shtetit me pushime. Paditësi ka pretenduar se ka provuar që të përdorë kartën e kreditit dhe ka konstatuar se kjo kartë ishte e bllokuar. Ai ka deklaruar se detyrimi për të kryer pagesa ndaj njësive akomoduese të prenotuara dhe për t’u kthyer në Shqipëri e detyruan të ndërmarrë me familjen një udhëtim me shumë rreziqe”, thuhet ndër të tjera në padi.
More Ferdinand,po ti na qenke i zgjuari i shekullit dhe inst.shteterore na qenkan budallenjte qe ti paske ndermend t'i terheqesh prej hunde ??!! Nje avokat i mire per DPPP,mund te argumentoje qe DPPP nuk ka asnje detyrim per t'i kthyer ndonje kamatevonese,pasi vete fakti qe ky pretendon fitim ne burse nuk eshte dicka e garantuar.Kur investon e luan ne burse nuk ka garanci,mund te fitosh,por dhe mund te humbesh.Kete e ke te shkruar /e zeza mbi te bardhe/ ne leter, ne cdo tranzaksion burse.E dyta,kur flet per pushimet,e pranojme qe kur te bllokohen kredit kartat,eshte veshtire te besh pagesa,por mos thuaj qe bete familjarisht nje //udhetim plot rreziqe//!Ju shkuat me pushime ne vende te qeta e te rehatshme,nuk shkuat as ne Afganistan,as ne Meksike,as ne xhungel.Dhe pagesen e ke bere ne nje fare menyre ,ndoshta ne cash,por ama nga pushimet me <<udhetim te rrezikshem>> nuk hoqe dore,i bere deri ne fund.
PërgjigjuKy ishte i pasur kur u vu drejtor i ALUIZN-it apo u pasurua më pas? Për hotelin që shiti a kish burim ligjor të ardhurash për ta ndërtuar? E cilës kohë qe gjykata që ia liroi nga sekuestroja, e para apo pas vettingut? Mos duhet rigjykuar çështja e tij për të shpëtuar taksat e shqiptarëve që mund t'i jepen si dëmshpërblim? Duket si hajdut i pangopur.
PërgjigjuKy shehu i pasur me duket qe esht cuni xhaxhit te tritan shehut apo cuni ish drejtorit te burgut 313 haki shehu Jan famoz keta shehleret e PD
PërgjigjuTy duhet te hapet dosja e shperdorimit te detyres ne periudhen kur ishe Drejtor te ANTA ne Rinas, pastaj te shikosh se cfare demi i ke bere shtetit ti hajdut me cizme.
Përgjigju