Qeni i gruas nga Kina

I bëri surprizën mahnitëse në qiell, gruaja nga Kina shpenzoi 16 mijë dollarë për 10-vjetorin e qenushit të saj

7 Janar 2022, 10:32| Përditesimi: 7 Janar 2022, 10:33

  • Share

KINA- Të gjithë për ditëlindje kërkojmë dhe mundohemi të bëjmë surpriza të veçanta, por një grua nga Kina e ka tepruar, duke i krijuar qenushit të saj për 10-vjetorin e tij, një dhuratë që kushtoi 16 mijë dollarë.

Gruaja mori 520 drone fluturuese për të krijuar në qiell imazhin e një qeni që del nga një kuti me mesazhin “Gëzuar 10 vjetorin e lindjes të Doudou”.

Pamje spektakolare e dritave dedikuar qenushit, u konsideruar në shkelje nga autoritetet, kjo sepse “fluturuan” në zonën e ndalimit mes ndërtesave shumëkatëshe aty pranë.

Një zyrtar tha se njerëzit duhet të kërkojnë miratimin e policisë përpara se të mobilizojnë fluturimin e dronëve në zonat e banuara.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?