I bënë pritë dhe e qëlluan me automatik, rikthehen ngjarjet me maska në Shkodër (VIDEO)

27 Qershor 2020, 09:30| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 14:08

  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima.

Rreth orës 06:00 të mëngjesit dy persona të maskuar me një motoçikletë kanë kërcënuar dhe qëlluar me armë shtetasin Alban Luka, më konkretisht në afërsi të fshatit Daragjat. Burime bëjnë me dije se dy personat në fjalë i kanë bërë pritë Lukës, i cili po udhëtonte me një mjet tip benz.

Sipas dëshmisë së dhënë nga Luka në polici, autorët e kanë ulur në gjunjë drejtuesin e mjetit duke e kërcënuar dhe pastaj kanë qëlluar me automatik drejt 'Benzit'. Ndërkohë nuk hidhet poshtë edhe mundësia që ngjarja mund të jetë e stisur. Policia po heton edhe në këtë drejtim pasi ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe më para.

Plumbat mbi makinë

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 27/06/2020 13:27

    Po normal se niko ibrahimi e ka mendjen te hashashi, e ka mbush malesine e madhe e ka bere dopjo lazarat! E krimi vazhdon punen se policia dredh zinxhiret e mbush xhepat me euro!

    Përgjigju
    • O MIr: 27/06/2020 14:23

      Pse. Me ca bashkepunon niko brahimi ne shkoder? Me cilin grup mbjell hashash ne malesi?

  • Genci: 27/06/2020 11:45

    u be e modes kjo tashme e figura, edhe ketu tek ne ne Lezhe u vetplagos njeri dhe mori dokumentet per usa, ky te pakten ja paska futur makines

    Përgjigju
    • Leandro: 27/06/2020 19:19

      po Genci, tamam si komshiu im alket marku nga saka , hiku ne kanada se u vetplagos ja plasi vetes mu ne kofshe plumbin

    • O genci: 27/06/2020 14:21

      Edhe une ashtu mendoj. Po policia nuk I zbulon dot qe e bejne vete kte gje?

  • eli: 27/06/2020 10:51

    Po jo mor ta marsha,se shkodra asht djep kulturet,nuk ban ksi gjanash.

    Përgjigju
  • Shkodra: 27/06/2020 10:46

    Rrofte Nard Noka vec ai ben zap Shkodren e tan Shqipnin tw cohemi te shpireum Edvin Mafine e te vendosim ne krye Nardin e Madh shpetmtarin mendjendriturin euroditin te mencmin te urtin ( packa se eshte pak b.**le

    Përgjigju
  • Ani: 27/06/2020 10:23

    E mbyten fajdet shkodren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?