Foto ilustruese

I ati kishte denoncuar zhdukjen e tij para 5 ditësh, gjendet i pajetë 35 vjeçari në Lushnjë (EMRI)

15 Dhjetor 2022, 18:38| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 18:40

  • Share

Një 35 vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të lagjes 18 tetori në Lushnjë. Trupi i pajetë i Mikel Licit është zbuluar në një pjesë toke (arë).

Ka qenë i ati i viktimës, ai që pesë ditë më parë kishte bërë kallëzim në policinë e Lushnjës për largimin e djalit të tij nga shtëpia. Sipas njoftimit zyrtar, raportohet se 35 vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?