Marshimi në Pejë

I ati i vrau nënën, vajza e Gjyljeta Ukella prin protestën me qindra qytetarë në Kosovë

17 Prill, 14:24| Përditesimi: 17 Prill, 15:51

  • Share

KOSOVË- Organizatat e shoqërisë civile në Pejë zhvilluan një marshim protestues paqësore në shenjë revolte ndaj vrasjes së Gjyljeta Ukellës, nga bashkëshorti i saj.

Protesta u udhëhoq nga vajza e saj, ndërkohë që Kosova sot është në zi për vrasjen e dy grave brenda pak ditëve. 

Marshimi nisi në qendrën e qytetit për të vazhduar te objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë.

43-vjeçare u vra më 16 prill nga bashkëshorti Edmond Lajqi me armë zjarri. Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar ndaj tij masën e paraburgimit për një muaj. 

 

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?