I arrestuar për vjedhjen e futbollistit të njohur Karim Benzema, ekstradohet në Spanjë ish-drejtori i Ujësjellësit në Kurbin (VIDEO)

13 Shtator 2022, 16:11| Përditesimi: 13 Shtator 2022, 16:49

  • Share

Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani i arrestuar në fillim të muajit maj për vjedhje në Spanjë, do të përballet me drejtësinë e këtij shteti. Ekstradimi i 41-vjeçarit u bë këtë të martë përmes aeroportit të Rinasit falë Bashkëpunimi mes NCB-ve të NTERPOL-it të Madridit dhe Tiranës pas marrëveshjes së nënshkruar mes Spanjës dhe Shqipërisë.

Pas përfundimit të afatit të paraburgimi 40-ditor, Gjykata e Kurbinit ndryshoj masën e sigurisë për 41-vjeçarin, duke e lënë në burg pa afat me qëllim ekstradimi, pasi menjëherë pas arrestimit, autoritetet Spanjolle sollën dosjen hetimore dhe provat që e implikojnë Prodanin në disa episode vjedhjes.

Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani u arrestua nga policia me 7-maj pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje për të paktën 40 episode vjedhjesh në Spanjë. Mes tyre, ai akuzohet edhe Ai ishte për vjedhjen e shtëpisë së futbollistit Karim Benzema, Operacioni policor i koduar “Coruna” u finalizua nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me INTERPOL Tirana.

41-vjeçari banues në Kurbin, u prangos pa bërë rezistence në qytetin e Laçit, ndërsa ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Spanjës. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës".

Prej 9-vitesh Alfred Prodani mbante postin e Drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, si përfaqësues i Partisë Socialiste.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drini: 13/09/2022 17:05

    Po sikur e lame qe do bejme kryetar bashkie, sepse eshte kusht qe te jesh kryetar bashkie duhet te jesh hajdut.

    Përgjigju
    • Skifteri: 13/09/2022 17:49

      Vetem per ate zanat nuk vuan Laci, kshq mos u merzit fare per ate pune.

  • Poli: 13/09/2022 16:57

    Keni edhe ate te Porcelanoses per ekstradim

    Përgjigju
    • Nikolon: 14/09/2022 07:50

      Do shkoj edhe ai por me pare duhet "te jape llogari" pse si qysh tek ,te paguaje demin edhe pastaj do fluturoje ti jape llogari edhe spanjilleve .

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?