Prokurori i Sarandës Sali Hasa

Kronikë

I arrestuar për korrupsion, prokurori Sali Hasa del nesër para KPK me pranga në duar dhe i rrethuar nga gardianët

31 Gusht 2021, 12:37| Përditesimi: 31 Gusht 2021, 14:16

  • Share

Prokurori Sali Hasa i arrestuar për korrupsion del nesër para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me pranga në duar dhe i rrethuar nga gardianët.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta mëson se ka qenë vetë prokurori ai ka kërkuar të jetë nesër në seancë dhe drejtoria e burgjeve i ka dhënë leje. Ish-prokurori i Sarandës, u prangos për korrupsion, pasi nga hetimet e SPAK rezulton se ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel.

Bashkë me të janë vënë në pranga janë vënë edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit: oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë - Napolon Hodaj; Arbitri i ndeshjeve të futbollit - Qerim Ruçi; një zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti” -Bledar Hajredini, si dhe dy persona të tjerë Julian Zera, Emiljano Mirani, të dy të akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndër provat materiale të siguruara nga SPAK që çuan në pranga këtë grup të strukturuar kriminal, ishin disa përgjime, pamje filmike dhe vëzhgime në terren të të dyshuarve për disa javë. Atyre u sekuestruan telefonat celularë, si dhe ju është kryer kontroll banesë, ndërsa prokurorit Hasa iu sekuestrua edhe kompjuteri i zyrës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?