Ilir Rrasa

Kronikë

I arrestuar 5 vite më parë në Tiranë, shqiptari që u gjet i groposur në Greqi humbi kontaktet me familjen më 4 shtator

22 Shtator 2022, 19:50| Përditesimi: 22 Shtator 2022, 20:24

  • Share

Policia greke duket se është drejt identifikimit të kufomës së dekompozuar, i zbuluar më 19 shtator në një fushë në fshatin Mouriki të Tebës në Greqi, pas gërmimeve të ekskavatorit që po kryente punime për të vendosur një tubacion nëntokësor.

Burime bëjnë me dije se dyshohet se viktima është shqiptari Ilir Rrasa, 45-vjeç, pasi në trupin e tij u gjend karta e identitetit me emrin e tij. Mësohet se ai është arrestuar në mars të vitit 2017 së bashku me Elirjan Rrasa dhe Agim Hajdari në Tiranë, pasi akuzoheshin për tre raste grabitjesh lokalesh. Po ashtu, Ilir Rrasa ka qenë i dënuar edhe para se të arrestohej në vitin 2017.

Familjarët e Rrasës nga Elbasani e kanë pasur kontaktin e fundit me të më 4 shtator, teksa 15 ditë më pas u gjet i gjysmë i groposur në Greqi. Trupi i pajetë, sipas burimeve policore, ishte në gjendje dekompozimi. Aktualisht, trupi i viktimës ndodhet në morgun e Athinës për të përfunduar ekspertizat ligjore për të verifikuar nëse ka pasur vdekje të dhunshme./JN

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?