VIDEO/ Momenti kur 'Rambo' i Lezhës bën prova me kallash para se të nisej për të 'vrarë' politikanët! Fqinja: Nuk është problematik! Jep dëshmi kontradiktore në prokurori

10 Janar 2023, 10:41| Përditesimi: 10 Janar 2023, 21:36

  • Share

Antonio Leka i cili një ditë më parë u arrestua në Lezhë me arsenal armesh e municionesh gati për të kryer vrasje, ka shfaqur probleme psikologjike. Në deklarimet e tij para hetuesve, 36-vjeçari ka deklaruar se kishte si qëllim vrasjen e disa politikaneve në Lezhë, duke i lidhur veprimet e tij në emër të patriotizmit, por pa treguar se ku i kishte marrë armët dhe sendet e tjera të kundraligjshme.

Pas qetësimit të gjendjes së tij, hetuesit pritet ta marrin sërish në pyetje, ndërsa nuk përjashtohet mundësia të kërkojnë një ekspertim mjekësor për gjendjen mendore të 36-vjeçarit. Ai rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm penal për tentative vrasje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, ndërsa jetonte me nenën e tij në katin e fundit të një pallati poshtë tregut të qytetit të Lezhës.

Antonio Leka ka në pronësi disa dyqane e apartamente, të cilat i ka përfituar nga dhënia e truallit për ndërtimin e këtij pallati në Lezhë. Një fqinj, pa dashur të identifikohet foli për Report tv, duke e treguar se Antonio jeton vetëm me nënën dhe nuk është problematik në lagje.

‘Po e njoh. Me thënë është njeri shumë i mirë i zgjuar krejt. Nuk kam parë asgjë të dyshimte për të! Me një shtëpi me mamin jeton këtu afër! Ka disa biznese me qira! U habita! Nuk kam parë asgjë të keqe tek ai! Jo se kam parë dje e kam për duke dalë me makinë! Unë se di se ka pasur probleme me kë! Nuk ka qenë njeri i shprehur me njerëzit, pasi shikonte punët e veta gjithmonë.’- tha fqinja.

Antonio Leka po mbahet në dhomat e paraburgimit në komisariatin e policisë së Lezhës në pritje për tu njohur me masën e sigurisë në gjykatë. Kujtojmë se ka qenë vëllai i Antonios, Nik Leka, që ka njoftuar policinë e Lezhës, për prezencën e tij të armatosur, i cili kishte parë të vëllain të veshur ushtarak dhe me një jelek anti-plumb.

Policia lokale e vlerësoi me shpejtësi këtë informacion, duke rrethuar Antonio Lekën dhe ndaluar në aksin rrugor Milot-Lezhë, pranë ishull Shëngjinit. Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

Ora 19:55
VIDEO/ Momenti kur 'Rambo' i Lezhës bën prova me kallash para se të nisej për të 'vrarë' politikanët

 

Report tv ka siguruar videon nga momenti kur 36-vjeçari i arrestuar mbrëmjen e shkuar në Lezhë, Antonio Leka, ndodhet në një servis makinash i armatosur.
Siç shihet edhe në video, 36-vjeçari mban një kallashnikov në dorë, dhe është duke diskutuar me punonjësit e servisit.

Në video shihet se 36-vjeçari është mjaft i acaruar dhe shpesh bën gjeste ndërsa mban kallashnikovin në dorë.

Pas arrestimit mbrëmjen e shkuar ku në makinë ju gjetën një arsenal i tërë armësh, Leka tha para policisë se ishte nisur të vriste politikanët lezhjanë pasi i kishin nxirë jetën.

Ora 13:12
U kap me arsenal armësh, Antonio Leka pronar dyqanesh në Lezhë! Fqinji: Nuk është problematik në lagje

Antonio Leka, 36-vjeçari që u arrestua me arsenal armësh një ditë më parë në Lezhë ka thënë deklarime kontradiktore para hetuesve.  Ai nuk ka pranuar të tregojë origjinën e armëve dhe as personin që planifikonte të vriste.

Ndërsa fqinjët tregojnë për Report Tv se ka sjellje normale dhe shfaqte probleme. Antonio Leka ka në pronësi disa dyqane e apartamente, të cilat i ka përfituar nga dhënia e truallit për ndërtimin e këtij pallati në Lezhë.

Një fiqnj, pa dashur të identifikohet foli për Report tv, duke e treguar se Antonio jeton vetëm me nënën dhe nuk është problematik në lagje.

'Po e njoh. Me thënë është njeri shumë i mirë i zgjuar krejt. Nuk kam parë asgjë të dyshimte për të. Me një shtëpi me mamin jeton këtu afër. Ka disa biznese me qira. U habita. Nuk kam parë asgjë të keqe tek ai. Jo se kam parë dje e kam për duke dalë me makinë. Unë se di se ka pasur probleme me kë. Nuk ka qenë njeri i shprehur me njerëzit, pasi shikonte punët e veta gjithmonë.'- u shpreh fqinja.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dfttgh: 10/01/2023 22:56

    Pse nuk e lat mor ti vriste gjithe ca ka mrena parlamenti te shpetonim njehere e mire

    Përgjigju
  • Miti: 10/01/2023 20:58

    Krimineli me i bukur ne historine tone.

    Përgjigju
    • Lushka: 10/01/2023 21:43

      Varet nga kush eshte shtyre edhe enderr e prere ne mes.. ehu ai qe ka ne mend nuk shprehet fare iken mbaron pune edhe hero I ketij kombi sharlatan...

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?