Viktima Alban Kaloshi

I dënuar me 16 vite burg për vrasjen e Alban Kaloshi, arrestohet 43-vjeçari me dy emra në Dibër

16 Nëntor 2023, 12:07| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 12:43

  • Share

DIBËR- Viktor (Xhevahir) Elezi është arrestuar nga policia e Dibrës pasi është dënuar për ‘vrasje me dashje’.

Sipas policisë ndaj 43-vjeçarit, banues në fshatin Pollazhan, në Dibër, Gjykata e Apelit Tiranë ka caktuar këtë masë sigurie dhe e ka dënuar me 16 vjet burg, pasi hetimeve për vrasjen e Alban Kaloshit, të kryer në vitin 2017.

Në vitin 2017, Viktor Elezi u vetëdorëzuar në polici dhe asokohe tha se ngjarja ka qenë aksidentale, pasi me Alban Kaloshin ka pasur lidhje shoqërore.

Kaloshi, pronar i një pike bastesh në Dibër, ishte goditur me plumb në kraharor. Krimi ndodhi në një lokal në fshatin Bllicë.

Për ngjarje në atë kohë u arrestua edhe Veli Titini “Për përkrahje të autorit të krimit”. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?