I akuzuar për trafik droge e grup të strukturuar kriminal, sekuestrohen 2 apartamente dhe një makinë në pronësi të Flori Palit nga Lezha

19 Shkurt 2023, 13:27| Përditesimi: 19 Shkurt 2023, 13:46

  • Share

TIRANË- 2 apartamente dhe 1 makinë janë sekuestruar nga policia në pronësi të Flori Palit, pasuri të cilat dyshohet se janë vendosur nga krimi.

46-vjeçari banues në fshatin Ungrej në Lezhë, është akuzuar veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

‘Specialistët e Njësisë “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DPPSH, në kuadër të një procedimi pasuror, të iniciuar me qëllim gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtari të ndryshme kriminale, kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit F. P., 46 vjeç, banues në fshatin Ungrej, Lezhë. Në kuadër të këtij procedimi pasuror, është vendosur sekuestrimi i 2 apartamenteve dhe i një automjeti, në pronësi të shtetasit F. P.’- njofton policia.

Policia thotë se vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?