Dritan Rexhepi i arrestuar në Turqi, shtyhet gjyqi në Tiranë! SPAK: Të njoftohet për procesin mbi zhdukjen e Jan Prengës

16 Nëntor 2023, 11:25| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 16:18

  • Share

Tashmë që i konsideruari ‘mbreti shqiptar i drogës’, Dritan Rexhepi është arrestuar, gjyqi ndaj tij në Shqipëri për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, nuk mund të zhvillohet pa e njoftuar zyrtarisht. Në nisje të seancës në Gjykatën e Posaçme, prokurori i SPAK kërkoi që autoritetet turke të vënë në dijeni Rexhepin për gjyqin ndaj tij. Kaq mjaftoi që seanca të shtyhet deri në marrjen e informacionit nga Rexhepi.

Pas rrëmbimit të Jan Prengës më 17 janar të vitit 2020 dyshohet së fshihet urdhri i Dritan Rexhepit, pasi vëllai i tij, dyshohet se vodhi një ngarkesë kokaine të mbërritur në Angli nga grupi i Rexhepit.

Në qeli për zhdukjen e Jan Prengës është vetëm i pandehuri Aldo Majnishta, pasi të tjerët po gjykohen në mungesë. Më herët është dënuar me burg për jetë Festim Bexhdili kopshtari i kompleksit “Golden Resort” ku u mbajt peng Jan Prenga si dhe me tre vite burg menaxheri i resortit, Olsi Turja.

Kreu i kartelit “Kompania Bello”, Dritan Rexhepi u arrestua më 10 nëntor në një vilë luksoze në Stamboll, aty ku kishte shkuar falë një pasaporte false kolumbiane.

Dikur student për drejtësi, sot ai njihet si një ndër narko-trafikantët më të fuqishëm dhe akuzohet se transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë. Konsiderohet mjeshtri i arratisjeve nga burgu dhe përveç Shqipërisë, e kërkon ta ekstradojë edhe Italia.

Dritan Rexhepi është  dënuar me 25 vite burgim në mungesë për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998. Ai doli nga Kakavija me pasaportën e falsifikuar me të cilën u arrestua në Ekuador dhe prej fundit të vitit 2013, nuk është kthyer më në Shqipëri.

Të pandehur për rrëmbimin e Jan Prengës
Dritan Rexhepi
Gentjan Funiqi
Martin Bleta
Korado Keshteja
Artan Doçaj
Aldo Majnishta
Geraldo Martini

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?