Mjeku Ramadan Sopaj

I akuzuar për ngacmim seksual ndaj të miturve, mjeku nga Kosova shpallet në kërkim (EMRI)

23 Shkurt 2021, 21:56| Përditesimi: 24 Shkurt 2021, 09:22

  • Share

Mjeku Ramadan (Feriz) Sopaj në fshatin Janqishtë, Komuna e Malishevës Kosovë është shpallur në kërkim, për ngacmim seksual. Ai është dënuar për ‘keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeç dhe sulm seksual’.

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për kapjen e tij. Pas këtij lajmi ka reaguar ‘Oda e Mjekëve të Kosovës’, të cilët sqarojnë se Sopaj ka punuar si mjek familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë dhe ka punuar si i paligjshëm.

Reagimi i plotë i OMK-së:

Sipas raportimit të gazetës online “Insajderi”, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për vendndodhjen e Ramadan (Feriz) Sopajt nga Komuna e Malishevës. Ai është shpallur në kërkim për dërgim në vuajtje të dënimit për veprat penale: 1. Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare dhe 2. Sulm seksual. Ramadan Sopaj ka punuar si mjek familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë.

Oda e Mjekëve të Kosovës sqaron dhe distancohet nga veprimet e Dr. Ramadan Sopaj, pasi që ky mjek nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë anëtar i OMK-së. Sipas këtyre të dhënave Dr. Ramadan Sopaj ka punuar jashtëligjshëm.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?