Ish-presidenti peruan Alberto Fujimori përshëndet me dorë teksa largohet nga burgu me djalin dhe vajzën e tij

I akuzuar për krime kundër njerëzimit, ish presidenti peruan lirohet pas 16 vitesh nga burgu

7 Dhjetor 2023, 10:37| Përditesimi: 7 Dhjetor 2023, 10:40

  • Share

Ish-presidenti peruan, Alberto Fujimori (1990-2000), 85 vjeç, u lirua të mërkurën nga burgu ku po vuante një dënim prej 25 vjetësh për krime kundër njerëzimit që nga viti 2009.

Pas faljes në vitin 2017, me vendim të Gjykatës së Lartë,  Fujimori, i cili vuan nga disa probleme kronike shëndetësore, sëmundje të zemrës, sëmundjeve të frymëmarrjes, sistemit neurologjik u lirua nga burgu Barvadigio.

Alberto Fujimori udhëhoqi Perunë nga 28 korriku 1990 deri më 22 nëntor 2000 para se të detyrohej të ikte në Japoni, vendlindja e familjes së tij, raporton Al Jazeera.

Dorëheqjen e ka dhënë me faks. Pasi u ekstradua në Peru nga Kili në vitin 2007, ai u dënua dhe u burgos dy vjet më vonë.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?