Kronikë

I akuzuar për falsifikim dokumentesh, arrestohet në Rinas 34-vjeçari, u kap pasi erdhi nga Gjermania

6 Tetor 2021, 08:38| Përditesimi: 6 Tetor 2021, 08:40

  • Share

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Rinas, i akuzuar për falsifikim dokumentesh. I riu me inicialet T.K u kap në aeroport, duke ardhur nga Gjermania.

Ai akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”. Ky shtetas u kap në Pikën Kufitare Rinas, duke ardhur nga Gjermania.

"Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e urdhrit për shtetasin në kërkim T. K, 34 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”. Ky shtetas u kap në Pikën Kufitare Rinas, duke ardhur nga Gjermania", njofton Policia.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?