Erion Hasanbelli dhe Kasandro Noga

I akuzuar për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut, Kasandër Noga dënohet me 15 vite burg nga gjykata e Brukselit! I njohur për ‘Masakrën e Sanatoriumit’

1 Gusht 2023, 22:02| Përditesimi: 1 Gusht 2023, 22:09

  • Share

Kasandër Noga, një emër i njohur i botës së krimit dhe është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Brukselit. Ai u arrestua dhe akuzohej për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut, i cili u qëllua me gjashtë plumba. Tentativa për vrasjen ka filluar për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelliut dhe Kasandër Nogës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2000, kur Noga dhe Julian Çela hyrën në spitalin e Sanatoriumit me automatik në dorë, ku ishin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku i Geronit). Pasi iu hoqën serumet nga krahu, ata hapën zjarr ndaj tyre, duke i lënë të vdekur në vend.

Për shkak të kësaj ngjarjeje të rëndë, u krye hakmarrja nga ana e Hasanbelliut, i cili bashkë me vëllain e shokut të tij, të ndjerit Geron Hasanbelliu, ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën. Krimi në fjalë ndodhi në 2002 në Belgjikë.

Kasandër Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është edhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas më 25 gusht të 2001. Gjykimi për këtë rast u zhvillua në Belgjikë në vitin 2005. Ai gjithashtu është dënuar për vrasjen në vitin 1999 të Kastriot Gropës dhe Edison Meminajt në Patos.  Kasandër Noga eksponent i rrezikshmëm në botën e krimit dhe ka kryer akte të dhunshme dhe vrasje të shumta, që iu kanë sjellë dënime të rënda nga sistemi i drejtësisë belge. Kasandër Noga, është autori kryesor i dyshuari plagosjes së Erion Hasanbelliut, në Bruksel ai u arrestua në Vjenë në qeshor të 2022 në Vjenë. 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 02/08/2023 12:35

    Te dy ushtaret e Bene Qimes jane keta aty e kane vendin te dy dhe komandanti tyre

    Përgjigju
  • Toni: 02/08/2023 02:42

    Një pyetje kot : 5 vrasje 15 vjet?????qr sa ësht vlerësuar jeta e njeriut

    Përgjigju
    • Leo: 02/08/2023 17:09

      Eshte me se è drejte ajo qe tua ti por ne Belgjike ligjet jane te buta me shume denohesh kur vret nje qen se sa nje njeri

    • Beni: 02/08/2023 12:41

      O analfabet, eshte denuar ne Belgjikë per 1 plagosje te rende me dashje te ndodhur ne Belgjikë. Vrasjet e tjera nuk i ka kryer ne Belgjike.

  • Bosi: 01/08/2023 22:18

    Kasandrit dhe ata qe mbahen si me te fortet e Fierit ju dridhen leqet e kembeve nga Kasandro, nga te paktet cuna qe ngre vendin ne ajer per shoqeri

    Përgjigju
    • Tom: 02/08/2023 09:00

      Nuk do e nderroni njehere mentalitetit.....Si e vret tjetrin ashtu, mbase per nje fjale goje!!! Nuk eshte trimeri e madhe te vrasesh dhe te kalosh jeten burgjeve!!! Do ishte me mire te ishe i vlefshem per shoqerine!!!

    • Boshi: 01/08/2023 22:51

      Burgje, vrasje dhe hasmeti i shkoi jeta derisa ti vije dita si ata qe ka vrare. Nuk do jetoje sa shqiponja. Cfare ka per tu mburur ketu? Do bej dhe minimumi 10 vite atje dhe do e ekstradojne. Belget e kapen si lepur dhe e denuan. Gje e bukur shume te kalosh 2/3 e jetes burgjeve.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?