Halit Valteri

I 35-ti në listë, Halit Valteri zbulon 2 kushtet për t'u bërë pjesë e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit

10 Mars 2021, 13:44| Përditesimi: 10 Mars 2021, 14:13

  • Share

Deputeti i opozitës së re Halit Valteri ka reaguar për herë të parë pasi emri i tij u rendit i 35-ti në listat e PS-së për zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ai shkruan se rrugëtimi që ka marrë nuk është aspak i lehtë dhe se ka pranuar të kandidojë për zgjedhjet parlamentare nën siglën e PS-së me dy kushte.

Kushti i parë ishte që emri i tij të renditej në fund të listës. Ai gjithashtu është shprehur se do votohet nga dhjetë mijë qytetarë të Tiranës dhe do përfaqësojë zërin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërsa kushti i dytë është një premtim se do të mbështes fuqimisht të gjithë shtresën e ish-pronarëve, të cilët u grabiten me dhunë shtetërore nga ligji famoz 7501 dhe që Partia Demokratike nuk bëri asgjë për ta ndryshuar.

Valteri ka shprehur falënderimet e tij për mbështetësit e tij menjëherë pasi emri i tij u publikua në listën e PS-së.

“Mesazhet tuaja i vlerësoj pafund dhe ju them se; është një kostum që më rri ngushtë, por mund të vishet dhe që sot për sot është më i bukuri.

Zoti ju bekoftë!”, shkruan në fund ai.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 10/03/2021 16:45

    Hallall plako per guximin dhe vendosmerine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?