Vasilika Hysi në Report Tv: Marrëveshjen e votuam për PD-LSI! Opozita parlamentare tregoi pjekuri! S'kemi thënë që do e shkarkojmë presidentin

23 Korrik 2020, 19:28| Përditesimi: 23 Korrik 2020, 20:01

  • Share

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi në një lidhje me skype në edicionin qendror të Report Tv tha se marrëveshja e 5 qershorit u votua në favor të kthimit të opozitës jashtëparlamentare PD-LSI. Ajo tha se nga PD-ja dëgjon vetëm akuza dhe kundërshti dhe asnjëherë një kompromis, por uron që në këto ditë të ulen dhe të arrihet një  konsensus duke theksuar se kuvendi nuk mund ta anashkalojë opozitën jashtëparlamentare.

"Ne gjithmonë e kemi vlerësuar opozitën. Për të gjithë ata që janë kundër, ka tolerancë, ka konsensus. Në komisionin e ligjeve kemi dakordësuar për hapjen e listave, në atë model që garojnë të gjitha vendet. Marrëveshja u bë në favor të kthimit të PD-së dhe LSI-së. Unë kam qenë për një administratë të depolizituar 100%. Dëgjoj vetëm akuza dhe kundërshti dhe asnjëherë një kompromis. uroj që në këto ditë të ulen dhe të arrihet konsensusi, por mos harroni që kuvendi nuk mund ta anashkalojë opozitën jashtëparlamentare. Nuk jam partizane e listave të hapura. partia ku unë aderoj ka dëgjuar zërin e zgjedhësve. ajo që ka rëndësi është se ne kemi dëgjuar zërin e zgjedhësve. PD gjithmonë ka theksuar me të ,madhe e në dijeninë time, PD LSI ka qenë kundër listave të hapura, kurse ajo parlamentare ka qenë pro hapjes. njerëzit duhet të votojnë për kandidatin që duan të votojnë dhe jo për atë që vendos partia. Sot shumë njerëz nuk e pëlqejnë por e kam dhënë votën për hir të opozitës jashtëparlamentare që të kthehen në normalitet. Sot çdo parti duhet të matet me produktivitetin që ka. Që në 2008 çdo parti e zgjedh mënyrën se si do të garonte, nuk ka pasur asnjë ndalim, por po theksojmë që ligjet i bën kuvendi dhe kjo lloj reforme nuk është nga PS por nga opozita parlamentare. Asgjë nuk do të bëhej po të mos kishim votat e opozitës parlamentare", tha Hysi.

Votimin e kësaj marrëveshje në parlament ajo e konsideroi pjekuri mes palëve politike.

Në lidhje me pyetjen e drejtuar nga gazetari, nëse e dëmton PS-në  premtimi i pa mbajtur për shkarkimin e presidentit Meta në zgjedhjet e ardhshme, Hysi ka mohuar se Partia Socialiste ka dhënë ndonjë premtim dhe ka dashur heqjen e tij.

"PS nuk ka dhënë ndonjë premtim që do të shkarkojë Metën, pasi ajo është përgjegjësi e parlamentit. Të kërkosh të hetohet me qëllim shkarkimin është hapi i parë dhe hapi i dytë është krijimi i komisionit i cili është organ që heton", tha nënkryetarja Hysi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • loli: 23/07/2020 20:57

    Vaso!Ne andej nga Jugu themi :"S'lahet me nder muti me shurre".I beni veri Rames qe te gjithe ju,me perjashtim te Bashkim Finos,i cili pati burrerine te thote troc mendimin e tij per skandalin e pazarit Rama-Like sheiku-Floriri! Ju te tjereve s'ua mban b.... te thoni mendimin tuaj e te dilni,per nje here te vetme ne kundershtim me Ramen! Jeni nje kope dhensh te bindura te tij,per turpin tuaj,por dhe tonin qe u kemi votuar!Dhe te kujtosh seriozitetin e krietarit te komisionit hetimor per shkarkimin e like sheikut...!!!Hajde gallate hajde!Lum ne qe u kemi deputete?!Ua mblodhi Likja 8 me 2 dhe ferkon k.... me te gjithe ne i kenaqur ky eksponent i krimit dhe korrupsionit ne shqiperi.Cuditem jo me ju,se u bindem tani se c'fare marke jeni dhe se sa serioze jeni per te pastruar korrupsionin (kuptohet vetem me deklarata),por me zonjen Kim ,zotin Soreca etj qe e pranojne kete realitet te ri ku Ligjin ne reformen ne drejtesi do vazhdoje ta beje Likja nepermjet KLGJ-se te rene ne kthetrat e tij dhe te Vitorise,ushtare e bindur e tij.E bllokoi plotesimin e GK brenda disa ditesh kjo lamashe gjyqtare me mandat te mbaruar,qe nuk i vjen as tek thoi i vogel te nderuarit Adrian Dvorani!Tani,sipas llogarive te Likes,mund te kemi GJk ose me ushtaret e tij ose pasi te ike Likja,kur ti doje qejfi atij nga presidenca...Dolen te gjitha kandidaturat te papershtateshme sipas saj,kurse Xhaferllari,pa kaluar vetingun dhe me gjithe ato probleme ishte e 'pranueshme" se helbete kishte kaluar ne skanerin e Likes e te PD-se! Jeni te papare fare!!!Nuk na thua zonja Hysi,c'do behet me Arta Vorpsin,e cila fitoi me shume pike se te tjeret dhe ishte e para ne liste apo do pije lengun e Xhaferllarit te like mafjozit?Cila do jete zgjidhja juaj,si juriste dhe kopetente e komisionit te ligjeve?Do ta lini pa pune sepse ashtu i eshte ngritur Likes e Monikes se cocaines?!!!

    Përgjigju
  • Rusi: 23/07/2020 19:51

    Heuk a dreqo. Zonja Vaqilika, s'paskeni thene se do ta shkarkoni? Andaj te kam thene mos llapni shume, se harroni se ç'thoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?