Hysi i jep 'merita' opozitës parlamentare për votimin e Kodit: Ajo jashtëparlamentare t'i thotë faleminderit! Bashën dhe Kryemadhin i kuptoj, Meta s'mund të mbajë pozicione politike

5 Tetor 2020, 19:15| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 19:34

  • Share

Deputetja e PS Vasilika Hysi, iu është përgjigjur deklaratave të bëra nga presidenti Ilir Meta, kreu i PD Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, lidhur me ndryshimet e votuara sot në Kodin Zgjedhor në parlament.

Hysi thotë se deklaratat e Bashës dhe të Kryemadhit si opozitarë i kupton kurse për Metën thotë se ai nuk mund të mbajë  pozicione politike.

"Ndryshimet në Kod Zgjedhor nuk janë në kundërshti me kushtetutën sepse janë zbërthim i saj. Presidenti nuk mund të mbajë pozicione politike, unë mund ta kuptoj Bashën dhe Kryemadhin për ndryshime por jo presdientin i cili bën debat me kryeministrin për ndryshimet nuk arrij ta kuptoj. Ndryshimet janë fjalë për fjalë reflektim i Kushtetutës.

Kishte shumë propozime të opozitës që dilnin jashtë kushtetutës. Dhe ne u thamë jo. As kryemadhi as unë as ju nuk mund të kërcënojnë liderët me burg sepse ka institucione", tha Hysi.

Nga ana tjerër ajo e ka quajtur meritë të opozitës parlamentare votimin e Kodit Zgjedhor, dhe për këtë i ka kërkuar opozitës jashtëparlamentare që t'i jetë falenderuese.

"Opozita parlamentare se ka pranuar këshillin dhe mezi ka hyrë sepse ka dashur të fusë kërkesat e saj. Pa atë opozitë në parlameënt nuk bënim dot ndryshimin e kodit zgjedhor. Opozita jashtëparlamentare ti thotë flm opozitës parlamentare. I them faleminderit që bashkoi votën për ligjet e reformës në drejtësi; Dha votat për kodin zgjedhor; Dhe që dha votat për hapjen e listave 100%", shtoi ajo.


Lajmi kryesor:

Vasilika Hysi për Report Tv: Ndryshimet në Kod Zgjedhor s'janë modeli më i mirë i mundshëm, por u respektua 5 qershori


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?