Vranë të atin/ 2 dëshmitë kontradiktore të Hysen Metës! Para gjykatës: E vrau motra, donte ta fejonte me zor! Në prokurori tha se e qëlloi vetë 4 herë

26 Shkurt, 12:31| Përditesimi: 26 Shkurt, 14:00

  • Share

1708945491_2c214e2d37a34e81933695b0381ffe2f.jpg

Foto: Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta duke hyrë në gjykatë

Fëmijët kanë ndryshuar dëshmitë. Hysen Meta, djali 25 vjeçar i cili akuzohet se është ekzekutori që ka shkrehur armën e krimit drejt të atit, ka ndryshuar dëshminë në gjykatën e Durrësit ku doli për masë sigurie. 

Hysen Meta sot (26 shkurt) para gjykatës ka hedhur akuza në drejtim të motrës së ajo e ka kryer aktin fatal për vrasjen e babait Pëllumb Meta. Ndryshe nga sa kishte deklaruar në Prokurori ku - siç zbulohet nga dosja- ka treguar me detaje si nisi konflikti dhe se ku e kishte marrë armën me të cilën e kishte kryer vrasjen dhe më pas groposjen. Por ajo që nuk ndryshon është se në familje ka ekzistuar dhuna dhe se i ati donte të fejonte me zor të motrën. 

Shqiptarja.com sjell dy dëshmitë kontradiktore

Çfarë dëshmoi Hysen Meta sot në gjykatë

Hysen Meta: Se kam bere unë vrasjen

Gjyqtarja: Kush e ka bërë?

Hyseni: Të flasë kush e ka bërë! Kam qenë prezent! Motra ka qëlluar babain! Hygerta

Gjyqtarja: Kishit konflikte?

Hyseni: E qëlloi se donte ta fejonte me zor! Kishin debatuar shumë herë! S’kam qenë i pranishëm gjithmonë. Babi mua s’më pyeste për ketë pjesë! Marrëdhëniet i kam pas jo shume të mira!  Kam thënë ndryshe para oficerit sepse isha i hutuar dhe na ka ardhur keq. Për atë që ka ndodhur. As vëllezërve të vet nuk u ka ardhur aq keq sa na erdhi ne!

Prokurorja: Ai ndryshon qëndrime herë pas herë! Kur të mbledhim provat do ta mbajmë qëndrimin tonë.

Çfarë  dëshmoi Hysen Meta për grupin hetimor?

Marrë nga dosja që policia e referoi në Prokurori 24 shkurt 2024

"Pas dy ditësh i vëllai (Shënim redaksia)  ka bërë denoncim në polici për humbjen e babait. Kanë biseduar me njëri tjetrin që nëse do të zbuloheshin nga policia ajo do të merrte përsipër fajësinë e autoresinë e ngjarjes. E ëma pas kësaj ka pastruar dhomën si dhe divanin mbi të cilin ishte shtrirë Pëllumbi kur u qëllua e kanë ngjitur në katin e dytë. 

Faktin e sipërcituar e pranon në deklarimin e tij dhe shtetasi Hysen Meta, i cili ndër të tjera citon faktin që me babain kishte konflikte të shumta pasi babai e fyente gjithmonë për shkak se ai për momentin ishte pa punë si dhe herë pas here ai fyente dhe të ëmën e motrën e tij. Ditën e shtunë në datë 10.02.2024 mbasdite kur kanë qenë të dy në banesë janë konfliktuar tek kuzhina dhe ai ka dalë ka  marrë armën pistoletë TT të babait që e linte tek një dhomë e vogël dhe me të e ka qëlluar atë katër herë duke e vrarë.

Më pas e kanë mbështjellë me plasmas dhe e kanë fshehur kufomën duke e futur në një gropë tek kasollja bagëtive. Bashkë me të vëllanë rreth orës 04.00, kanë lëvizur makinën për ta hequr nga banesa e krijuar alibinë që babai ishte larguar e kështu Amarildo ka marrë makinën citroen e ka lëvizur në drejtim të Sektor Rinia për ta lënë makinën andej, e ai me nje makinë audi A 8 ngjyrë e zezë që ja ka marrë deklaruesit Sajmon Bajramaj, e ka ndjekur pas të vëllanë e pasi e kanë mbyllur makinën janë kthyer në banesë. Citon se më pas armën pistoletë e ka fshehur në zonën e vaskave të kënetës përballë baneses së tyre'  

Është proceduar me shkuarjen në vendin ku ishte fshehur arma dhe në zonen e ishkënetës ku gjenden ish vaskat e peshkimit u konstatua e mbëshjellë me një copë beze arma e zjarrit pistoletë TT model 54 kalibër 7.62 mm, me një krëhër me dy fishekë.

Dosjen e disponon Report Tv dhe Shqiptarja.com. 


Lajmi kryesor:

Ekzekutuan të atin, fëmijët ndryshojnë dëshminë në gjykatën e Durrësit! Hyseni: E vrau motra! Hygerta e pranon! 3 ditë para i kishte kërcënuar me vdekje (Video)


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?