Hyri si mbles, 55-vjecari abuzon dhe lë shtatzënë vajzën e miqve/ Prindërit në konflikt: Bombën në shtëpi ma hodhi gruaja

8 Tetor 2020, 17:43| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 17:56

  • Share

Një 36-vjecare nga fshati Ibë i Tiranës mori guximin duke denoncuar live, në studion e ‘Pa Gjurmë’, abuzimin seksual nga një 55-vjecar, babai i tre fëmijëve. Nga kjo ngjarje e vitit 2005 Fatmira Banaj, mbeti viktimë e abuzimit nga i cili, solli në jetë vajzën Roksana, qershorin e vitit 2006. E shoqëruar nga dy prindërit Qani dhe Luljeta, në studion e emisionit, sot kjo 36-vjecare është në kërkim të së bijës. Ajo  rrëfen këtë histori tronditëse, që ka lënë gjurmë të thella në jetën e saj, ndërsa vetë ra në depresion.

‘Hasan Ibraj jetonte në një fshat tjetër. Unë vija në Tiranë tek tregu me Hasanin, pasi unë shisja prodhimet e familjes. Ai ishte shoferi i linjës Ibë-Tiranë. Ai më ngacmonte shpesh kur udhëtoja me të dhe më pas ka abuzuar me mua, në furgon, rrugës duke ardhur për Tiranë. Unë nuk kisha folur kurrë me mamin, pasi ai më mashtroi dhe më kërcënoi. Unë bëra një fëmijë me të. Më kishte premtuar se do të më gjente një burrë dhe prandaj e besova. Unë nuk tregova se kisha frikë. Hasanit nuk i thashë gjë. Kur mësova se unë isha shtatzanë nuk e takova më kurrë’,-rrëfen 36-vjecarja.

Ndërsa e quan fatkeqësi këtë që i ka ndodhur në familje, babai i Fatmirës debaton në studio me bashkëshorten. Ai akuzon nënën se ishte ajo që e futi në shtëpi pa e njohur Hasanin, ndërsa ky i fundit abuzoi mbi vajzën e tyre, duke e mashtruar se do ta fejonte.

Nëna: Nuk më shkonte në mendje që do abuzonte mbi vajzën. Ajo nuk tregoi se ai e kërcënonte se do ta vriste. Një komshie më tha se vajza është shtatzanë. Vajza nuk më tha asgjë. Hasani më erdhi për mblesëri, se do t’i gjente vajzës një djalë për t’u martuar. Mua më luajti mendja kur e mora vesh për shtatzaninë.

Babai: Pyeta gruan dhe më tha se e njihte zotërinë. Gruaja e futi në shtëpi atë person, pa e njohur mirë.

Nëna: Mos flit budallallëqe në publik. Unë mendova se do t’i gjente një djalë vajzës. Nuk dija gjë fare, cfarë do të ndodhte.

Odeta Dume: Ju e denoncuat këtë person ?

Babai: Nuk e denoncova se nuk kisha mundësi në atë kohë. Më ishte djegur shtëpia dhe nuk isha mirë me shëndet.

Nëna: Ky e coi gocën gjithandej, për t’ia hequr fëmijën.

Babai: Kjo më tha mua se do ta conte tek nusja e dajës, pastaj e coi në shoqatë

Nëna: Ky nuk e pranonte në shtëpi

Babai: Jo nuk është e vërtetë.

Nëna: Shtëpia ishte djegur. Dhe nuk kishte ku të qëndronte. Ky thoshte se s’kemi ku ta mbajmë.

Odeta Dume: Po ju ku keni jetuar?

Babai: Në një kasolle.

Pas ngjarjes që tronditi familjen Banaj, babai i vajzës Qaniu takon personin, që sot e kësaj dite bën përgjegjës të këtij abuzimi, i cili pas përballjes me të mohoi gjithcka. Fatmira u strehua në një shoqatë në kryeqytet, kur ishte 6 muajshe shtatzënë. Foshnja u lind në maternitetin e Tiranës, por nëna nuk mësoi asgjë për fatin e të bijës.

Babai: E para ishte abuzimi dhe e dyta kur ai e mohoi.

Odeta Dume: Ku e dërguat vajzën, në cilën shoqatë?

Nëna: Në Tiranë e cuam në një shoqatë atje. Ishte vajza 6- muajshe shtatzanë. Kur lindi vajza ata të shoqatës nuk na njoftuan fare. Ne nuk e dimë ku e cuan vajzën. Ata e kanë marrë në spital. Nuk mësova asgjë, vetëm kur më erdhi vajza pa fëmijën në shtëpi.

Vajza: Unë sa linda vajzën, doktoresha spitalit më tha, paske bërë një vajzë të bukur dhe ma mori. Pastaj më nxorrën nga spitali. Vajzën e quajta Roksana. E kërkova vajzën por nuk më treguan më asgjë.

Babai: Fatmira erdhi në shtëpi e shoqëruar nga një person i shoqatës. Unë isha shumë i sëmurë, në një gjendje të rënduar. I thashë vajzës, ku e ke fëmijën që linde ?

Nëna: Ato të shoqatës na thanë ne, se fëmija kishte vdekur.

Babai: Pas dy vitesh, në 2008 më vjen një dokument nga shtëpia e fëmijës në Sauk. Ata shkruanin se vajza ishte birësuar konform rregullave.

Fatmira nuk e pa më Roksanën. Me pengun e madh në jetës ajo kërkon të gjej vajzën që lindi pranverën e 15 viteve më parë.

 

O.D.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • engli: 09/10/2020 20:35

    Ne kete kohe pandemie njerezit nuk dolen jashte ne te shumten e rasteve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?