James Blunt

Hyri në Prishtinë si kapiteni i ushtrisë angleze, Blunt kujton luftën në Kosovë: Politikanët ndajnë, të pafajshmit vriten!

24 Tetor 2023, 15:30| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 16:00

  • Share

“Nuk jam një politikan, por një ish-ushtar dhe një qenie njerëzore. Dhe, nga eksperienca ime, që limitohet me luftën në Kosovë, kaq e ngjashme me atë që ndodh sot në Ukrainë dhe Izrael, mund të them që në çdo konflikt ata që vuajnë, janë gjithmonë civilët dhe të pafajshmit dhe kjo është realisht e frikshme”. 

 Është kjo fjala e James Blunt (kantautor, këngëtar, muzikant) në Milano ku ndodhet për të prezantuar “Who We used to be”, albumin e parë në studio nga “Once Upon a mind”, në 2019-ën.

Në qershor të vitit 199 Blunt, në atë kohë kapiten i ushtrisë angleze, ishte i i pari zyrtar që hyri në Prishtinë, në komand të një njësie zbulimi, në përgatitje për hyrjen e kontingjentit të NATO-s. Sipas asaj që vetë Blunt ka thënë vazhdimisht, në atë kohë ai nuk iu bind urdhrit të gjeneralit Ëesley Clark, duke refuzuar të shkatërrojë një kontingjent prej 200 ushtarësh rusë që po bllokonin një pistë zbarkimi. Sot, përballë një bote të tronditur gjithnjë e më shumë nga luftërat, Blunt thotë se janë të pafajshmit që vuajnë vendimet e politikanëve. 

"Trishtimi i madh është se bota duket se po e shtyn veten gjithnjë e më tej në ndarje, politikanët duken të interesuar të na ndajnë dhe kështu gjithçka përfundon në tragjedi, kjo është absurde sepse nëse e mendon ata si qenie njerëzore kanë të gjithë të njëjtat emocione.  Mund të takosh palestinezë apo izraelitë të mrekullueshëm, ukrainas dhe rusë, kosovarë dhe shqiptarë, ne nuk jemi gangsterë apo parti politike, por kemi humbur aftësinë për të kuptuar arsyet e tjetrit, i cili nuk është i çmendur, por ka vizionin e tij për gjërat. Dhe është vërtet e tmerrshme që ne nuk mund ta shikojmë njëri-tjetrin në sy me dhembshuri dhe humanizëm."

Ndërkaq këngëtari është ndalur më shumë tek krijimtaria e tij muzikore dhe jeta personale.

“Albumi përçon një ndjesi nostalgjie. Unë jam në biznesin e muzikës prej moshës 20-vjeçare dhe ndërkohë jeta ime ka ndryshuar. Kam takuar një grua me të cilën dua të ndaj të gjithë rrugëtimin tim jetësor. Nuk shkruaj më këngë dashurie për të huaj, prindërit e mi po moshohen dhe tani jam unë që duhet të kujdesem për ta. Isha djali që ka shkruar ‘You’re beautiful’ për një vajzë që takova vetëm për pak çaste në metro, dhe tani për gruan me të cilën po ndaj këngët që kanë një peshë të rëndësishme”, është shprehur Blunt.

Këngëtari është martuar prej 10 vitesh me avokaten angleze Sofia Ëellesley, mbesën e dukës së Ëellington, me të cilën ka dy fëmijë. Mes gjurmëve në albumin e ri nuk ka vetëm këngë dashurie, por edhe një dedikim special: ‘In dark thought’, ku Blunt kujton miqësinë me aktoren Carrie Fisher, që e mirëpriti në shtëpinë e saj në Los Angeles kur ishte në fillime të karrierës, para se të debutonte në 2004-ën me albumin ‘Back to bedlam’. “Kënga ‘Jam kthyer në Los Angeles për të thënë lamtumirë’, flet pikërisht për këtë”, shpjegon Blunt./ANSA.it/

A.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?