Lezhë/ Hynë për të grabitur banesën, hajdutët e maskuar përleshen me kryefamiljarin e moshuar dhe qëllojnë me armë zjarri! Shoqërohen në polici 8 të dyshuar

16 Tetor 2023, 16:13| Përditesimi: 16 Tetor 2023, 21:26

  • Share

Një tentative grabitje në Lezhë, përfundoi me të shtëna me armë zjarri dhe dhunimin e një të moshuari. Ngjarja ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit të kësaj të hënë në fshatin Malecaj të Lezhës, teksa dy persona të maskuar dhe armatosur hynë në banesën e familjes Buja.

Brenda shtëpisë ishte vetëm kryefamiljari Nikoll Buja, 75-vjeç i cili sapo ka dëgjuar zhurmën është zgjuar dhe ka konstatuar grabitësit. Këta të fundit hasën në rezistencën e te moshuarit dhe kanë nisur të përleshen me të, duke e goditur në pjesën e kokës, ndërsa në ato memonte kanë qëlluar dhe me armë zjarri, por fatmirësisht nuk pati përsona të lënduar.

Grabitësit u larguan me shpejtësi pa arritur të marrin asgjë në banesen e familjes Buja. Ndërkohë pas sinjalizimit nga banorët policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisen hetimet, por pa arritur të bien në gjurmët e autoreve të cilët kane qene dy përsona.

Një prej fqinjëve të familjes Buja rrëfen se ngjarja ka frikësuar të gjithë fshatin. Pas denoncimit të 75-vjecarit policia ka shoqëruar 8 persona të dyshuar si autorë të ngjarjes.  

Ora 17:48
Tentativa për grabitje në Lezhë, policia shoqëron 8 persona të dyshuar

1697468072_333333.JPG
Tetë persona janë shoqëruar nga policia, si të dyshuar për tentativën për grabitjen e një vilë në fshatin Malecaj të Lezhës, ku dy persona të armatosur hynë për të vjedhur

Ngjarja është denoncuar, Nikoll Buja pronari i banesës, i cili jeton i vetëm pasi fëmijët i ka në emigrim.

Grupi hetimor vijon veprimet hetimore dhe procedurale, duke administruar çdo provë e dëshmi si dhe janë shoqëruar 8 persona me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Ora 16:35
Tentativa për grabitje në Lezhë, fqinja e familjes Buja: Po dridhesha në dritare nga krismat, ai që s’do të punojë të merr shpirtin për 10 mijë lekë

 

Një prej fqinjeve të familjes Buja në fshatin Malecaj të Lezhës që u tentua të grabitej në orët e para të mëngjesit të sotëm rrëfen ngjarjen e cila sipas saj ka frikësuar të gjithë fshatin.

“Me dalë jashtë kishim frikë. Shtëpia ime është pak më andej, kam dalë në dritare kam dëgjuar duke u dridhur. Krisi arma. Unë mendova se i ka zënë shtëpia. E pashë dhe më tha që kam shpëtuar. Më tha që i kapa grykën e  armës dhe e ngrita lart. Pastaj njëri më kapi me grushta nga turnjtë. E ka fytyrën zi. Jam shumë e frikësuar sepse ai që nuk dëshiron të punojë për një 10 mijë lekësh të merr shpirtin”, tha ajo.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lushka: 16/10/2023 18:03

    Sa keq nga keto gjera jemi shum mbrapa. O edi Rama vendors ligjin qe kush hyn ne prone te vritet edhe pronari I prones nuk Ben nje dite burg... Vendors edhe shikoje si funksionon ja mban me njeriu te hyj neper shtepite e tjetrit... Por edhe policija inegzistente njeri nga ato ka pasur Telefon signal ne zone edhe ne ate ore kush do key qen zgjuar hajdutet e I zoti shtepise... Shtet qe nuk ka per ty Ber kurre...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?