Momenti i arrestimit të shtetasve çekë

Hynë në tunelet e uzinës së armëve në Poliçan, lirohen 4 çekët! Do hetohen në gjendje të lirë

22 Gusht 2022, 10:22| Përditesimi: 22 Gusht 2022, 13:24

  • Share

4 çekët të cilët u ndaluan një ditë më parë nga policia, pasi u futën në tunelet e uzinës së armëve në Poliçan janë lënë të lirë nga gjykata. 4 çekët do të hetohen në gjendje të lirë për shkelje të perimetrit të sigurisë. Ato kanë pretenduar se janë turistë dhe se nuk kishin asnjë qëllim të keq.

‘Jemi turistë, po bënim foto, humbën rrugën dhe u futëm brenda në tuneli. Nuk kemi qëllim të keq’- thanë ato, bëjnë me dije burime për Report Tv.

4 çekët u arrestuan në një distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit, ndërsa po filmonin ish fabrikën e fishekëve dhe tunele në Poliçan.

Në një reagim zyrtar, Ministria e Mbrojtjes, tha se shtetasit e huaj u konstatuan tek një nga tunelet në Uzinën  e Poliçanit. Pas konstatimit të shtetasve çek, policia ushtarake, izoloi hyrjet e tuneleve të cilat janë pothuajse të gjithë komunikues me njëri tjetrin dhe arrestoi 4 shtetasit çekë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • lirimi: 22/08/2022 23:54

    KETO OBJEKTE TE VJETRA JANE gjera qe turistet kane shume kuriozitet,,,biles keto po qe se nuk rivihen me ne pune ,,,te kthehen ne muze e pika turistike,,,,,,qe te shtohet numri i turisteve,,,,se plazhin e kemi shkatarruar me pallate idiotesh....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?