certifikata e vaksinimit dhe një foto ilustruese udhëtarësh

Politikë

Hynë në fuqi marrëvehsja e ndërsjelltë, shqiptarët drejt Hungarisë pa kufizime, mjafton certifikata e vaksinimit anti-COVID

10 Qershor 2021, 11:07| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 11:16

  • Share

Hynë në fuqi marrëveshja midis Shqipërisë dhe Hungarisë për njohjen e ndërsjellët të certifikatave të imuzimit.

Nga sot shqiptarët do të mund të udhëtojnë drejt Hungarisë pas asnjë kufizim!

Ambasada shqiptare në Hungari, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njofton se shqiptarët dhe hungarezët, të cilët zotërojnë një certifikatë vaksinimi kundër Covid-19, mund të hyjnë në territoret e Shqipërisë dhe Hungarisë pa iu nënshtruar kufizimeve të shkaktuara nga pandemia.

Më 8 qershor, në një vizitë zyrtare në Hungari, është arritur një marrëveshje e para mes Shqipërisë dhe një vendi anëtar të BE për njohjen e ndërsjellët të certifikatave të vaksinimit kundër COVID-19.

Kjo marrëveshje është arritur gjatë takimit Rama-Orban në Budapest.

Njoftimi:

Duke filluar nga data 10 qershor 2021, hyn në fuqi marrëveshja midis Republikës së Shqipërisë dhe Hungarisë për njohjen e ndërsjellë të çertifikatave të imunizimit. Si rezlutat i kësaj marrëveshjeje, qytetarët shqiptarë dhe hungarezë, të cilët zotërojnë një çertifikatë vaksinimi kundër Covid-19, mund të hyjnë në territoret e Shqipërisë dhe Hungarisë pa iu nënshtruar kufizimeve të shkaktuara nga pandemia.

Certifikata e vaksnimit: 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?