Hyn në fuqi ligji për legalizimin e kanabisit, për studentët e Mjekësisë dhe i Akademisë së Shkencave

21 Gusht 2023, 15:23| Përditesimi: 21 Gusht 2023, 15:26

  • Share

Ligjet e shumë konstestuara të qeverisë kanë hyrë në fuqi, teksa janë publikuar në fletoren zyrtare këtë të hënë.

Ligji për legalizimin e kanabisit mjekësor, që do të lejojë nën mbikqyrje të rreptë kultivimin dhe tregtimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Ligji për studentët e mjekësisë, i cili detyron studentët e Mjekësisë që të punojnë deri në pesë vite në Shqipëri, përpara se të marrin diplomën, ose në të kundërt do të duhet të paguajnë tarifat e studimeve.

 Ky vendim i qverisë shqiptare për të parandaluar largimin masiv të bluzave të bardha, u kundërshtua përmes njëvale protestash nga  studentët e Mjekësisë.

Në fuqi ka hyrë edhe ligji për akademinë e Shkenace. Këto ligje u miratuan në sancën e fundit  të parlamentit në 21 korrik.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?