Kronikë

Ndryshojnë masat anti-COVID! S'ka maska në ambientet e jashtme, zgjatet ora policore, Manastirliu: Lehtësim gradual, për një sezon turistik përtej pandemisë

1 Qershor 2021, 08:26| Përditesimi: 1 Qershor 2021, 11:48

  • Share

TIRANË- Sot më 1 qershor, hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID! Nga sot, nuk është më e nevojshme mbajtja e maskës në ambientet e jashtme, por është e detyrueshme mbajtja e saj brenda si edhe gjatë udhëtimit me transport publik. Gjithashtu, po sot ora policore do të hyjë në fuqi në 23:00-06:00, megjithatë duhet theksuar se në biznese muzika do të lejohet deri në orën 22:00.

Këto masa u morën si rezultat i uljes së numrit të rasteve të reja dhe viktimave nga COVID, që ka ardhur edhe si pasojë e një procesi vaksinimi që ka ecur me ritme të shpejta. Ndërkohë, Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka parashikuar edhe maa të tjera lehtësuese të cilat priten të hyjnë në fuqi në javët në vijim, gjithmonë nëse kurba e infektimeve do të vijojë në të njëjtin trend. Kështu nga 15 qershori grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të ISHP.

Nga 1 Korriku ora policore shtyhet në orën 24:00 -06:00.  Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.  Nga 1 korriku tifozët do të lejohen në stadiume me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te ISHP. Gjithashtu do të hapen teatrot, shfaqet artistike dhe kulturore, kinematë me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve sipas protokolleve te ISHP.

Masat që lehtësohen
Nga 1 Qershori
• Hiqet detyrimi per mbajtjen e barrieres mbrojtese ne ambientet e jashtme. Do vijoje te mbetet detyrimi i mbajtjes se maskes ne ambjentet e mbyllura si dhe ne mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskes kudo ku nuk mund te ruhet distancimi sociale si edhe per ata qe ende nuk kane bere dy dozat e vaksines qe konsiderohen persona ne risk.
• Ora policore shtyhet ne oren 23:00 -06:00. 
• Klubet e nates, diskot, vijojne te mbeten te mbyllura. Muzika do lejohet deri ne oren 22:00.

Nga 15 Qershor
• Grumbullimet ne ambjentet e jashtme nga 10 persona behen 50 persona, duke respektuar rregullat e distances sociale ne zbatim te protokolleve te IShP.

Nga 1 Korriku
• Ora policore shtyhet ne oren 24.00 -06:00. 
• Orari per  muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
• Lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.
•Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te IShP

Masat anti-COVID në fuqi

Ora 09:47
Sot hynë në fuqi masat e reja anti-COVID, Manastirliu: Nis lehtësimi gradual për një sezon turistik përtej pandemisë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në kuadër të hyrjes në fuqi të masave të reja anti-COVID, në një postim në rrjetin e saj social Facebook, shkruan se sot nis lehtësimi gradual i masave, për një sezon turistik përtej pandemisë.

Postimin e saj e ka shoqëruar edhe me një foto në të cilën janë paraqitur shkurtimisht ndryshimet, si dhe masat që do të vazhdojnë të qëndrojnë ende në fuqi.

“Hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme. Maska e detyrueshme në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik”, ky është lehtësimi dhe rregulli lidhur me maskën anti-COVID.

Ndërkohë “Ora policore shtyhet në 23:00-06:00 Klublet e natës, diskot vijojnë të mbeten të mbyllura , muzika do të lejohet deri në orën 22:00.”,  thuhet në lidhje me orën policorë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?