Hyjnë në bursë bashkitë e kompanitë shtetërore, kreu i AMF: Sinjal pozitiv për tregun! Ibrahimaj: Ky treg nxit investimet, do rrisë punësimin

26 Maj 2023, 17:31| Përditesimi: 26 Maj 2023, 17:35

  • Share

Bashkitë dhe kompani të tjera me kapital shtetëror do të operojnë në bursë. Ky është një nga objektivat kryesorë të dokumentit strategjik të zhvillimit të tregut të kapitaleve 2023-2023. Kreu i Autoritetit Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, tha se oferta e parë e mbërritur në bursën shqiptare, është një pikënisje e mirë për konsolidimin e këtij tregu.

“Miratimi i ofertës së parë publike është një moment shumë i rëndësishëm për tregun shqiptar të kapitalit, i cili duhet të shërbejë si një sinjal për zhvillimin e mëtejshëm të këtij tregu. Kjo është hera e parë që titujt e një shoqërie i ofrohen publikut të gjerë, duke shtuar kështu alternativat e investimit për investitorin shqiptar, si edhe mundësitë për sigurimin e aksesit në kapital për biznesin vendas”, tha ai.

“Kemi miratuar ligjin për tregun e kapitaleve. Ligj për fondin e pensioneve private apo për nxitjen e investimeve. Kemi një kuadër ligjor që zhvillon tregjet e kapitalit. Përmes dokumentit të tregjeve të kapitalit do ndikoj në rritjen e konkurueshmërish, por edhe një mjedis më transparentë…”, u shpreh Ibrahimaj.

Mete tha se ky treg i është kthyer rritjes në 3-mujorin e parë të vitit 2023, pas rënies së vlerës së aseteve, të nxitura nga tregu ndërkombëtar dhe rritjes së normave të interesit në vitin 2022. Për ministren e Financave, tregjet e kapitalit përmirësojnë dhe klimën e biznesit.

“Rritet punësimi. Dokument i diskutuar e detajuar me grupet e interesit”, tha ministrja.

“Tregjet e kapitalit krijojnë funksionalitet mes institucioneve financiare, nxisin stabilitet makroekonomik. BSH e vlerëson si shumë të rëndësishme në aspektin e qëndrueshmërisë makro, pasi këto tregje ndikojnë te norma interesit, bursa por dhe tregu i këmbimit valutor”, tha Luleta Minxhozi, zv.guvernatore e Bankës së Shqipërisë.

Deri tani, tregu i kapitaleve, krahas titujve të Qeverisë, ka qenë i përqendruar te emetimet e obligacioneve me ofertë private, një mjet që është përdorur nga shoqëritë për të gjeneruar likuiditet.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?