'Hyj këmbadoras në shtëpi që fëmijët të mos më shohin', sakrificat e heshtura të efektivëve të Forcave të Armatosura

28 Prill 2020, 16:20| Përditesimi: 28 Prill 2020, 18:30

  • Share

Forcat Ushtarake janë gjithashtu pjesë e heronjve në luftën me koronavirusin, të cilët ndodhen në terren 24 orë në të 7 ditët e javës. Për të ruajtur rendin dhe sigurinë e qytetarëve ata sakrifikojnë familjen e tyre si dhe janë gjatë gjithë kohës në përballje me rrezikun e infektimit nga COVID-19.

"Shumicën e kohës kemi qenë të detyruar të qëndrojmë në terren. Mundohem të mos i takoj fëmijët dhe kur shkoj në mbrëmje në shtëpi shpesh futem këmbadoras që të mos më shohin. Jo gjithmonë funksionon dhe kur fëmijët më shohin thonë erdhi Spiderman-i", është shprehur një efektiv i forcave të armatosura.

Edhe për Eriselda Shemën, pjesë e Forcave Ajrore, u shprehën se familjarët tregohen mirëkuptues në këtë situate, ndërsa për rolin e gruas në ushtri tha se "Gratë ushtarake simbolizojnë forcën dhe brishtësinë në të njëjtën kohë".

Për punë e tyre të palodhur, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shprehur mirënjohjen për të gjithë burrat e gratë me uniformë që për t'u ardhur në ndihmë njerëzve, sakrifikojnë familjet e tyre.

"Mirënjohjen më të thellë për çdo burrë e grua në uniformë që sot janë të angazhuar 24/7, duke u ardhur në ndihmë njerëzve më në nevojë dhe duke siguruar respektimin e masave kundër COVID-19, në këmbim të kohës pranë familjeve e fëmijëve të tyre në këto kohë të vështira. Me respektin më të madh.", shkruan Xhaçka.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?