Huthi: Do hakmerremi ndaj sulmit të SHBA e Britanisë, do i godasim sërish anijet e lidhura me Izraelin

12 Janar, 07:55| Përditesimi: 12 Janar, 07:58

  • Share

1705042714_1705042292101.jpg

Huthi "do të vazhdojë të shënjestrojë anijet e lidhura me Izraelin në Detin e Kuq". Kështu tha një zëdhënës i rebelëve shiitë.

"Ne pohojmë se nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këtë agresion kundër Jemenit, pasi nuk ka pasur asnjë kërcënim për transportin ndërkombëtar në Detin e Kuq dhe Detin Arabik, dhe sulmet kanë goditur dhe do të vazhdojnë të godasin anijet izraelite ose ato që drejtohen në portet e Palestinës së pushtuar”, shkruan Mohammed Abdulsalam në “X”.

Abdulsalam shtoi se SHBA dhe Britania e Madhe ishin "gabim" kur menduan se sulmet "do ta pengonin Jemenin nga mbështetja e Palestinës dhe Gazës".


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izraeli do dërgojë ilaçe për pengjet në Gaza! SHBA dhe Britania sulmojnë bazat Houthi në Jemen! Tajani: Mbështesim sulmet, por italia nuk mund të marrë pjesë pa miratimin e parlamentit


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?