Viktor Orban

Hungaria vonon ratifikimin e kërkesës për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, çfarë deklaroi Orban

24 Nëntor 2022, 20:31| Përditesimi: 24 Nëntor 2022, 20:34

  • Share

Hungaria ka vonuar ratifikimin e kërkesës së Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO. Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha se do të miratohej në fillim të vitit të ardhshëm.

Duke folur pas një takimi me Grupin e Vishegradit në Sllovaki, Orban tha se qeveria e tij kishte vendosur tashmë që Hungaria do të mbështeste pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO dhe parlamenti do ta vendoste këtë pikë në axhendën e tij në sesionin e tij të parë vitin e ardhshëm.

“Hungaria me siguri do t'i japë mbështetjen e saj pranimit të tyre, pasi ta ketë bërë qeveria, edhe parlamenti do ta bëjë këtë,” tha zoti Orban. Parlamenti normalisht mblidhet rreth mesit të shkurtit.

Hungaria dhe Turqia janë të vetmet anëtarë të aleancës që nuk e kanë miratuar ende pranimin. Qeveria hungareze paraqiti legjislacionin përkatës në korrik, por parlamenti, në të cilin partia qeverisëse e Orban Fidesz ka dy të tretat e shumicës, nuk i ka paraqitur ende dy projektligjet për debat dhe miratim.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?