Hungaria vendi i parë i BE, që miraton vaksinën kineze antiCOVID

29 Janar 2021, 13:03| Përditesimi: 29 Janar 2021, 15:25

  • Share

Hungaria, është bërë vendi i parë i BE  që ka miratuar për përdorim emergjent vaksinën kineze CoronaVac, të kompanisë shtetërore kinieze Sinopharm, tha Cecilia Muller.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka thënë se ai personalisht ka vendosur të marrë këtë vaksinë sepse e beson më së shumti.

“Instituti Kombëtar i Farmacisë dhe Ushqimit, ka miratuar sot vaksinën Sinopharm”, ka thënë shefja e Zyrës për Mjekësi, Cecelia Muller më 29 janar, një ditë pas dekretit qeveritar që përcakton  se secila vaksinë që u është dhënë më shumë se 1 milion personave në botë, mund të përdoret edhe në Hungari.

Hungaria, shtet anëtar i Bashkimit Evropian, ka vepruar ndryshe nga BE edhe javën e kaluar, duke ofruar licencë të përkohshme për vaksinën ruse kundër koronavirusit, Sputnik V, dhe duke porositur doza për 1 milion persona, për t’i vaksinuar qytetarët e saj në tre muajt e ardhshëm.

“Pas vaksinave të kompanive, Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe asaj ruse, ne mund t’i besojmë edhe vaksinës Sinopharm”,  tha Muller.

Më herët gjatë të premtes, Orban ka thënë për median shtetërore se marrëveshja për vaksinën kineze do të nënshkruhej “sot ose nesër”, dhe se dërgesa e parë në Hungari do të përbëhej nga 1 milion doza. Orban, ka kritikuar programin e prokurimit për vaksina të Bashkimit Evropian, ka thënë se Serbia ka ofruar “shembullin më inspirues”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?