Gergely Gulyas

Hungaria ende larg marrëveshjes me BE-në për ndihmën ndaj Ukrainës

18 Janar, 13:48| Përditesimi: 18 Janar, 14:51

  • Share

“Hungaria është larg arritjes së një marrëveshjeje me BE-në për ndihmën për Ukrainën”. Kështu u shpreh të enjten Gergely Gulyas, shefi i kabinetit të kryeministrit hungarez, raporton The Guardian.

Gulyas tha se Hungaria ishte në bisedime me komisionin, por nuk ishte e sigurt se do të arrihet një marrëveshje. Në rast të dështimit, sipas tij, 26 anëtarët e tjerë të BE-së mund të arrijnë një zgjidhje pa Hungarinë.

Ursula von der Leyen, e cila drejton komisionin ekzekutiv të BE-së, tha të mërkurën se ishte e sigurt për gjetjen e një zgjidhjeje midis 27 vendeve anëtare.

BE-ja po kërkon të bie dakord për të dhënë më shumë ndihmë financiare për Ukrainën kur krerët e bllokut të takohen në fillim të shkurtit, megjithëse kryeministri hungarez Viktor Orbán mbetet kundër.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?