Në ndihmë Shqipërisë Hungaria dhuron 100.000 maska dhe 5000 kostume mbrojtëse mjekësore (VIDEO)

17 Prill 2020, 10:39| Përditesimi: 17 Prill 2020, 12:27

  • Share

Për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë, Hungaria në mbështetje të luftës kundër COVID-19, dhuron 100.000 maska dhe 5000 kostume mbrojtëse mjekësore, me qëllim forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor në vend.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim në Tiranë, Ministrin hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó, një takim i zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, u fokusua në disa çështje tepër të rëndësishme.

Sipas një njoftimi të zyrës së shtypit të ministrisë së Jashtme, Cakaj pohoi se në bashkëpunim të ngushtë e solidaritet të gjerë, kjo luftë do të ketë vetëm një epilog: fitoren përfundimtare mbi COVID-19

Homologët gjatë takimit ndanë bindjen se vendimi i BE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë, megjithëse i vonuar, ishte i duhuri, pasi ky vendim është jo vetëm i rëndësishëm për thellimin e reformave të brendshme, por edhe për rritjen e besueshmërisë së Bashkimit Evropian në rajon.
 
“Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në të gjitha fushat kryesore të identifikuara në Përfundimet e Këshillit të Qershorit 2018”- u shpreh Cakaj në fjalën e mbajtur.
 
Gjithashtu, kryediplomati siguroi se pavarësisht situatës në të cilën gjendemi, Shqipëria është e përgatitur dhe e gatshme për të kryer të gjitha detyrat teknike dhe politike, të cilat kërkohen për të avancuar më tej në procesin e negociatave, duke filluar me Konferencën e Parë Ndërqeveritare e më tej.
 
Diskutimi u ndal edhe tek Komisioni i Përbashkët Ekonomik Shqipëri-Hungari, i cili pritet të zhvillohet sapo situata të jetë më e favorshme, si një incentivë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 17/04/2020 12:22

    Faleminderit Hungaria.

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 17/04/2020 11:55

    Mirenjohje qeverise hungareze dhe ministrit te saj te jashtem per ndihmen me paisje mjeksore mbrojtese. Pritja dhe pritshmeria e denje per "28 kamiona nda per 7 bataliona", kur dilte e tepronte nje furgon i vogel.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?