Kombëtarja dhe Sokol Kushta

Humbjet e Shqipërisë, Sokol Kushta elozhe Sylvinhos: Trajneri fitoi Brojën, pa sakrifica nuk luhet në Kombëtare

26 Mars, 16:09| Përditesimi: 26 Mars, 16:11

  • Share

Humbjet që Kombëtarja e futbollit pësoi në mars kundër Kilit dhe Suedisë janë komentuar edhe nga Sokol Kushta, legjenda e futbollit vlonjat dhe ish-sulmuesi i kuqezinjve.

Në kanalet e komunikimit Kushta e cilëson disfatën 0-3 me Kilin si "dush të ftohtë", teksa sheh optimizëm pas ndeshjes me Suedinë, ku i "thurr elozhe" trajnerit Sylvinho duke thënë se fitoi Brojën.

"Pas 'dushit të ftohtë' që kaloi Kombëtarja me Kilin, dje trajneri Sylvinho na tregoi që di të ndryshojë situatën. Dje Kombëtarja dhe trajneri fitoi Brojën, fitoi një variant të ri taktik dhe më shumë nga të gjitha i dha të kuptoj lojtarëve se pa shpirt gare dhe sakrifica nuk mundet të luajnë dot futboll me Kombëtaren", shkruan vlonjati në kanalet e komunikimit.

Kuqezinjtë tanimë grumbullohen në fundin e majit, teksa më 4 dhe 7 qershor luajnë kundër Lihtenshtajnit dhe Azerbajxhanit dy miqësore të tjera, para se të përballen në finalet e Euro 2024 (14 qershor - 14 korrik) në Gjermani.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?