Alban Beqiri

Humbje e thellë në ring, ëndrra e Alban Beqirit 'shuhet' në çerekfinale

29 Qershor 2023, 14:12| Përditesimi: 29 Qershor 2023, 14:13

  • Share

Boksieri shqiptar Alban Beqiri nuk ka shkuar më shumë se faza çerekfinale në Lojërat Evropiane 2023 që po zhvillohen në Poloni. Shkodrani u mund me rezultatin 5-0 nga rivali danez, Nikolai Terteryan. Në peshën deri në 71 kilogramë, 29-vjeçari nuk ia ka dalë që të hyjë në zonën e medaljeve, paçka pritshmërive të shumta nga stafi.

Nëse do kalonte më tej, Beqiri do e kishte një vend të sigurt mes katër boksierëve më të mirë në Europë. Kujtojmë se në turin e parë, Beqiri fitoi me rezultatin 4-1 kundër lituanezit Aleksandr Trofimcuk dhe po me këtë rezultat kundër sllovenit Leburic.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?