Foto ilustruese

Humbje apo fitime? Ja kuptimi i ëndërrave me para

12 Nëntor 2023, 12:30| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 12:40

  • Share

Paraja është shpesh e pranishme në ëndrrat tona në forma të ndryshme, me interpretime dhe kuptime të ndryshme në varësi të rastit. Para që merren, humbasin ose dhurohen, monedha ose letër, në portofol ose që i gjen përtokë: ka shumë situata që në ëndrra na shtyjnë të merremi me kartëmonedhat. Kjo është arsyeja pse ne shpesh pyesim veten se cili është kuptimi i tyre.

Simbolika, si dhe rastësia, është shumë e pasur, dhe me kalimin e viteve psikologët dhe ekspertët janë përpjekur të japin një përcaktim të saktë për kësaj lloj ëndrre.

Ëndrrat me para janë diçka që na ka ndodhur të gjithëve. Kartëmonedha, monedha, para të gjetura në rrugë, para të vjedhura, apo të dhuruar, format janë të ndryshme, ashtu siç janë dhe domethënia e tyre.

Nëse keni ëndërruar para, zakonisht ka një konotacion pozitiv, sepse shpall fitime.

Megjithatë, mund të ketë edhe një konotacion negativ, në kuptimin që ju presin disa shpenzime të papritura.

Ëndërroni se ke keni fituar para?

Nëse në ëndërr merrni para, kjo do të thotë se do të keni shpenzime të mëdha. Ndoshta sugjeron që ju nevojitet për diçka dhe i shtyni me forcë këto shpenzime.

Ëndërroni se po jep para?

Nëse i jepni para dikujt në ëndërr, kjo tregon se ekziston mundësia për të fituar. Vetë fakti që jeni gati t’i bëni diçka dikujt, do të jetë mirë në këmbim.

Të ëndërrosh që ke gjetur paratë e humbura të dikujt tjetër

Kur në ëndërr gjeni para, të cilat nuk janë tuajat, do të thotë se po merrni meritat e të tjerëve në jetën tuaj dhe se do të vuani për to pas njëfarë kohe.

Paratë e dhuruara

Në ëndërr kanë dy kuptime, ose do të merrni ose do të bëni një dhuratë. Nëse merrni para dhuratë nga një i panjohur, do të thotë që duhet të rrisni vetëvlerësimin tuaj.

Ëndrra me para false

Ëndrra me para false është një mënyrë e të pandërgjegjshmes sonë për të na vënë në mbrojtje për duke vlerësuar miqësitë dhe njerëzit e zemrës, që mund ta na tradhtojnë.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?