Selia e PD

Politikë

Humbja në zgjedhje, pas kërkesave për largimin e Bashës, demokratët gati platformën për zgjidhjen e krizës në PD

30 Prill 2021, 11:25| Përditesimi: 30 Prill 2021, 11:33

  • Share

Pas kërkesës për dorëheqjen e kreut të PD-së, Lulzim Bashës, një grup demokratësh kanë tashmë gati një platformë për zgjidhjen e krizës në PD, që sipas tyre është krijuar në vite.

Ditën e sotme, në orën 17:00, disa demokratë, me në krye Lisander Hoxhën, ish zv.Kryetar i FRPD, do të paraqesë në selinë e PD një platformë që, sipas tyre, do të nxjerrë këtë parti nga kriza, që solli edhe humbjen në zgjedhjet e 25 prillit.

Kësaj lëvizje do t'i bashkohen edhe anëtarë e mbështesë të PD si dhe Zenel Hoxha, ish anëtar i Komisionit Nismëtar të PD.

Situata brenda PD-së nuk është shumë e qetë që pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, që pasohet nga disa humbje të tjera të kësaj force politike nën drejtimin e Lulzim Bashës. Për këtë arsye, një pjesë e tyre kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës që e bëjnë përgjegjës kryesor për humbjen. Edith Harxhi, Endira Bushati, Bujar Nishani, Ibsen Elezi, Bislim Ahmetaj, Arben Imami, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Pirro Ahmetaj dhe Endrit Hoxha përmes një deklarate janë shprehur se Lulzim Basha ka dëmtuar opozitarizmin në vend duke e lënë atë në dorën e Ramës. I pari që e kërkoi dorëheqjen e Bashës  ishte anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, më pas ish presidenti Bujar Nishani dhe Arben Ristani duke u pasuar nga një numër shumë i madh demokratësh të tjerë. 


Lajmi kryesor:

Demokratët kërkojnë largimin e Bashës, protesta gjatë gjithë ditës para selisë blu! Ish kreu i FRPD: Të hapet debati politik brenda partisë! Kadilli: Problemi i tij nëse shqiptarët zgjedhin një thes me miell para tij (VIDEO)


Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?