Humbja në derbi, trajneri Inzaghi: E papranueshme të quhet goli i Juventusit! Allegri mban qëndrim: Jemi zotërinj, s'flasim për arbitrat

20 Mars 2023, 09:33| Përditesimi: 20 Mars 2023, 12:30

  • Share

Inter është thyer edhe njëherë nga Juventusi në këtë sezon të Seria A. Derbi i javës së 27 u vendos nga një gol i Kostic, i cili shkaktoi shumë zemërim te zikaltërit për shkak se gjatë aksionit dyshohet se Rabiot e mori topin me dorë.

Për rrjedhojë në fundin e sfidës pati një përplasje mes lojtarëve, ndërsa u ndëshkuan me karton të kuq Dambrozio për Interin dhe Paredes te Juventusi. Trajneri i zikaltërve Inzaghi foli ashpër duke thënë se ‘ka hidhërim të madh për një humbje që erdhi në këtë mënyrë’. Ai shtoi se është e papranueshme që diçka të tillë të ndodhë në epokën e VAR-it, ndërsa trajneri i Juventusit Allegri u shpreh se ‘nuk do flasë për arbitrat, pasi janë zotërinj’.

Për shkak të kësaj humbje Interi zbriti në vendin e tretë, pasi Lazio e kapërceu në renditje. Ekipi i Sarri-t fitoi po 1-0 derbin me Romën, që u përcaktua shumë pas daljes me të kuq të Ibanez në minutën e 32. Edhe në këtë derbi në fund të sfidës pasti përplasje mes futbollistëve me arbitrin që nxorri edhe dy të kuq.

Ndërkohë superpërballja e La Liga-s, ‘El Clasico’ mes Barcelonës dhe Real Madrid u fitua 2-1 me përmbysje nga katalanasit. Pas autogolit Barcelona barazoi me Sergi Roberto-n në fundin e pjesës së parë, ndërsa në minutat shtesë Kessie vulosi fitoren tejet të rëndësishme. Kur kanë mbetur edhe 12 javë kampionat Barcelona udhëheq La Liga-n me 12 pikë më shumë se Real Madridi ndjekës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 20/03/2023 10:13

    FITUAN H A J D U T E T SI GJITHMONE. T U R P I I FUTBOLLIT ITALIAN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?