Partizani humbi 1-0 në Durrës kundër Teutës. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i Partizanit. Orges Shehi tha se të tijtë neglizhuan në disa raste.
"Humbim ndeshjen, ndoshta nuk ishte më e mira e jona, por si para një jave, humbasin nga një goditje standarte. Kundërshtari është agresiv në kufij të limiteve, terreni nuk të lë. Nuk ishim cinik duke fituar topa të dytë. Kundërshtari i fitoi dhe mori fitoren.Nëse nuk fiton duelet, është e vështirë.
Kundërshtari ishte shumë agresiv. Duhet të dilnim nga presioni shpejt. Ishim vonë në komandë për të dalë përpara. Mba dhe Cara ishin të vetëm, nuk dolëm rrjedhshëm. Loja efektive ishte e pakët.
Në kampionatin shqiptar, skuadrat janë të përafërta. Nëse ul motivimin, të gjithë të bëjnë dëm. S’ka skuadra që dominojnë, kjo situatë do të vazhdojë, nuk është hera e parë. Kush ka më shumë uri, grintë dhe kush vlerëson më shumë situatat do të triumfojë”, tha Shehi.
Lajmi kryesor:
Renditja/ Egnatias i lëkundet kreu, Skënderbeu e mund 2-0! Teuta rikthen Partizanin te humbja, Erzeni dhe Laçi 'X'
S.DH/ReportTv.al