Thomas Strakosha, portieri i kombëtares shqiptare

Humbja me Skocinë 'shkund' legjionarët, fundjavë pozitive me klubet e tyre

17 Shtator 2018, 14:55| Përditesimi: 17 Shtator 2018, 15:16

  • Share

Disfata me Skocinë në Ligën e Kombeve duket se ka zgjuar futbollistët e Kombëtares të cilët këtë fundjavë kanë bërë paraqitje pozitive me klubet e tyre. Në Itali, Elseid Hysaj me Napolin është rikthyer te fitorja, me shqiptarin që luajti për 90 minuta. Mediat italiane paraqitjen e mbrojtësit e kanë vlerësuar me notën 6. Është i pakalueshëm një kundër një, por nuk është shumë I saktë në daljet në sulm.

Me fjalë të mëdha është komentuar paraqitje e Strakoshës te Lazio. Portieri i Kombëtares bëri një pritje fantastike në fundin e takimit kundër Empolit, që ishte e barasvlefshme me golin trepikësh të Parolos. Nota 7.5 për 23-vjeçarin që për mediat italianë ishte mrekullia e Lazio-s.

Po në këtë takim luajti për 90 minuta Frederik Veseli. 25-vjeçari ishte një risi në krahun e majtë të mbrojtjes, si pasojë e mungesës së Antonelit dhe Paskual. Gjithsesi kjo nuk e pengoi që të merrte notën më të lartë në skuadër së bashku me Akuah, 6.5. Krijon shumë hapësira në sulm dhe I krijon mjaft pengesa në dalje Marusic.

Ndërkohë Atalanta do të luajë sonte ndeshjen e fundit të javës së katërt të “Seria A” kundër Spal në transfertë. Gjimshiti me shumë mundësi do të konfirmohet në qendër të mbrojtjes, ndërsa pritet që mes shtyllave të jetë Strakosha.

Në Greqi ka befasuar Kaçe i cili ka luajtur titullar me Panathinaikos, ndërkohë që me Shqipërinë Panucci nuk i dha asnjë minutë. Paraqitje shumë e mirë edhe për mbrojtësin e ri Enea Mihaj. Shqiptari i Panetolikos ishte shumë i saktë në prapavijë, duke ndihmuar në pikën e fituar kundër Xanthit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?