Humbja me Dinamon, Troisi dorëhiqet nga Flamurtari! Diego Longo shihet në Vlorë

21 Mars 2023, 12:34| Përditesimi: 21 Mars 2023, 14:17

  • Share

Marcello Troisi nuk është më trajneri i Flamurtarit në Kategorinë e Parë. Humbja e djeshme 0-1 me Dinamon për javën e 20-të të kampionatit dhe polemikat për penalltinë që vendosi ndeshjen, detyruan brazilianin që pas takimit me presidentin Idrizi të largohej.

47-vjeçari u ul në stolin e vlonjatëve në shtatorin e 2022, duke e drejtuar ekipin në 20 ndeshje dhe grumbulluar 1.90 pikë për ndeshje. Tanimë në vendin e tij pritet që Flamurtari të emërojë Diego Longon.

Ish-trajneri italian i Kukësit ishte dje prezent në stadiumin "Flamurtari" dhe është projektuar për të drejtuar skuadrën në Superligë (objektivi i vlonjatëve). Duket se emërimi i tij në stolin e vlonjatëve do përshpejtohet, kjo pas largimit të Troisit.

Diego Longo

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?