Thiago Silva

Humbja kundër Liverpool, Thiago Silva gjen fajtorin: Është drejtori sportiv

19 Shtator 2018, 18:27| Përditesimi: 19 Shtator 2018, 18:29

  • Share

Kapiteni i Paris SG, Thiago Silva, ka kritikuar drejtorin sportiv të klubit, Antero Henrique, pas humbjes në “Champions League” kundër Liverpool. Braziliani ka vënë theksin te mesfusha ku evidenton faktin që Tuchel e nisi nga fillimi me Di Maria-n dhe Marquinho-s, dy lojtarë që mbulojnë pozicione të tjera.

“Çfarë ishin duke bërë Di Maria dhe Marquinho-s në mesfushë? Nuk e di, pyesni Henriquen më mirë.”-është përgjigju braziliani. Me tëj Silva ka shtuar se klubi nuk ka afruar asnjë lojtarë në këtë pozicion, pavarësisht se gjatë merkatos janë larguar disa të tjerë.

“Nuk është problem që e kemi vetëm këtë sezon, por edhe në të kaluarën. Thiago Motta nuk është zëvendësuar, Mattuidi jo. Vetëm janë larguar në mesfushë dhe nuk ka patur asnjë frik. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi”-mbyll Thiago Silva.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?