Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në një lidhje në skype në emisionin "Pa Protokoll" tregoi edhe për ceremoninë mortore të Maks Velos të zhvilluar në Ministrinë e Kulturës në një situatë të vështirë prej pandemisë, duke u konsideruar e papërsahatatshdme për figurën e tij të madhe.
"E vështirë jo vetëm për Maksin, por për të gjithë që kanë humbur një njeri në këtë kohë, por mori simbolikën sot një farë humbje lirie që iu shtua Maksit, përtej lirisë që nuk e pati për shumë vite në jetën e tij", tha ajo.
Ministrja tregoi se ishte diçka simnolike për një person që ka dhënë shumë në kulturë, art, arkitekturë, shprehjen e mendimit.
"Përgatitëm diçka simbolike në Ministrinë e Kulturës,pritëm lulet, kurora, të afërmit e tij shënuan në një libër kujtimesh. Do ta kujtojmë denjësisht Maksin. Pavarësisht situatës, ishte një ceremoni modeste, simbolike, Maksi na ka dhënë shumë në kulturë, art. arkitekturë, shprehjen e mendimit, një thyerje e vogël por duke ruajtur distancimin social", u shpreh ministrja.
Lajmi kryesor: