Humbja e Kombëtares me Katarin, Edy Reja probleme me policinë spanjolle! Trajneri: Jam i kënaqur nga loja, meritonim më shumë

10 Nëntor 2022, 10:56| Përditesimi: 10 Nëntor 2022, 14:57

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi dje 1-0 miqësoren kundër Katarit të zhvilluar në Marbella të Spanjës. Trajneri Edy Reja për të dytën ndeshje ftoi lojtarët e Superligës shqiptare, teksa pas duelit për mediet u shpreh se është i kënaqur nga loja, duke thënë se për të dytën herë kuqezinjve iu mohohet 11 metërsh.

"Paraqitje shumë e mirë, jam i kënaqur nga djemtë. Luajtëm shumë mirë. Meritonim një rezultat më të mirë, ndaj një skuadre të fortë. Katari një skuadër e mirë, por ne jo më pak. Na mohuan një penallti, si ndaj Arabisë Saudite. Mund të them se paraqitja mbetet e rëndësishme. Besoj se 4-5 lojtarë do i mbaj me vete për skuadrën e parë", tha Reja.

Kthimi për në Tiranë nuk ishte i lehtë për trajnerin italian, që vonoi skuadrën pasi pati probleme me dokumentacionin. Për më shumë se 20 minuta trajneri u shoqërua në zyrën policore të aeroportit në Marbella, pasi karta e tij identifikuese kishte probleme. Në fund gjithçka u zgjidh, me 77 vjeçarin që nuk kurseu batutat me sigurinë në aeroport.

S.DH//ReportTv.al
Komento

Komente

  • deda: 10/11/2022 12:55

    Akoma qenka ky qe po korr vetem humbje, le te na roi se bashku me Duken e droges.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?