Sandro Vagner, sulmuesi i Bajernit

Humbja e Gjermanisë ndaj Meksikës, sulmuesi i Bajernit: Doja ta thyeja televizorin…

20 Qershor 2018, 05:10| Përditesimi: 20 Qershor 2018, 06:13

  • Share

Sandro Vagner, sulmuesi i Bajernit, i cili u la jashtë Botërorit nga Joakim Lëv dhe u rebelua, duke premtuar se nuk do ta vishte më fanellën e përfaqësueses gjermane, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale pas humbjes së kampionëve të botës kundër Meksikës. “O Zot i madh Gjermania.

A mos isha vallë në programin e gabuar, në dekadën e gabuar, në shekullin e gabuar? Kush luante atje… ? Kombëtarja gjermane, e cila humbi kundër Meksikës, luante… aq sa unë doja ta flakja televizorin nga dritarja. Nuk doja t’i shikoja më”.

Dhe me sa duket, inati i ish-bomberit të Hofenhaimit nuk ka kaluar ende dhe ai mendon se pas një paraqitjeje të tillë, e meritonte që të ishte të paktën në skuadrën që shkoi në Rusi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?